INFERTILITETI
Nese realizimi i nje shtatezanie ka qene nje sfide e madhe per ju e partnerin tuaj, duhet te dini qe nuk jeni vetem. Rreth 10 – 15 % te cifteve vuajne nga infertiliteti.
Infertiliteti perkufizohet si pamundesia per te konceptuar nje shtatezani, pavaresisht maredhenieve seksuale te pambrojtura per te pakten nje vit rresht, ose 6 muajsh ne disa rrethana.
Zakonisht konsulta me gjinekologun duhet te behet pas 1 viti
Pacientet femra duhet ti drejtohen mjekut obsteter gjinekolog per konsulte pas 6 muajsh maredheniesh seksuale te pambrojtura nese:
- Mosha 35 – 40 vjec qe nuk kane arritur te kene nje shtatezani pas 6 muajsh.
- Mosha mbi 40 vjec.
- Kane cikle te crregullta menstruale ose nuk kane fare te tilla.
- Jane diagnostikuar me pare me probleme te fertilitetit.
- Jane diagnostikuar me semundje inflamatore pelvike apo endometrioze.
- Kane pasur me shume se nje abort.
- Kane marre mjekime apo rrezatime per semundje kancerogjene.
Pacientet meshkuj duhet ti drejtohen mjekut per konsulte pas 6 muajsh maredheniesh seksuale te pambrojtura nese:
- Spermograma me ndryshime jo normale.
- Ndjejne fryerje ne scrotum.
- Kane bere nje nderhyrje kirurgjikale te meparshme si per shembull vazektomi apo nderhyrje ne scrotum, inguanale.
- Kane testikuj te vegjel.
- Kane deshire te ulet seksuale apo crregullime te funksionit seksual, crregullime te ejakulacionit.
- Kane marre mjekime apo rrezatime per semundje kancerogjene.
Faktoret qe shtojne riskun per te pasur probleme me infertilitetin si per meshkujt e per femrat jane:
- Mosha – Fertiliteti i femrave dhe i meshkujve ulet me moshen. Ky faktor behet me i rendesishem te femrat pas moshes 30 vjec sepse kemi ndryshime ne numer dhe cilesi te prodhimit te vezeve si dhe tek meshkujt pas moshes 40 vjec.
- Perdorimi i duhanit.
- Ekspozimi ndaj pesticideve e toksinave te tjera.
- Perdorimi i alkolit.
- Perdorimi i drogerave.
- Te qenit mbipeshe ose obeze.
- Te qenit nenpeshe, i kequshqyer apo dietat e forta.
- Aktiviteti i tepert i sforcuar fizik.
Shkaqet e infertilitetit ndahen sipas statistikave ne tre grupe madhore:
- 1/3 rasteve problemi eshte vetem femeror
- 1/3 rasteve problemi eshte vetem mashkullor.
- 1/3 rasteve problemi eshte i te dyve apo nuk gjendet shkaku.
Shkaqet e infertilitetit femeror jane:
- Crregullime te ovulacionit ose prodhimit te vezeve – per shembull vezoret polikistike, shtim i prodhimit te hormonit prolaktine- hormone qe stimulon gjinjte per prodhimin e qumeshtit, amenorrea ose mungesa e ciklit menstrual, oligoamenorrea ose sasi e paket e ciklit menstrual te cilat vine si pasoje e ndryshimeve hormonale.
- Crregullime te formes apo struktures te mitres apo qafes se mitres – per shembull anomali te lindura te formes se mitres, masa beninje te saj si fibrimiomat , ndryshime ne hapjen e qafes se mitres (stenoza), ndryshime te mukusit dhe bashkeveprimit mukus – sperme.
- Infeksionet seksualisht te transmetueshme qe sjellin ndryshime ne cilesine e mukusit.
- Bllokime te tubave Fallopiane nga salpingitet apo inflamacioni i tubave qe vine nga semundjet pelvike inflamatore dhe endometrioza.
- Ngjitjet pelvike te shtresave te barkut qe vine si pasoje e infeksioneve pelvike, appendicitis, peritonitis apo nderhyrjeve kirurgjikale abdominale te meparshme.
- Menopauza e parakohshme para moshes 40 vjec.
- Semundje te tiroides si hiper apo hipoprodhimi sjellin ndryshime deri ne nderprerje te ciklit menstrual duke cuar ne infertilitet etj.
Shkaqet e infertilitetit mashkullor:
- Prodhim jo normal i spermes ne sasi e cilesi – vjen nga difekte te lindura, moszbritja e testikujve, infeksione te meparshme, semundje si diabeti, crregullime hormonale, nderhyrje te meparshme kirurgjikale, venat e zgjeruara te testikujve (varikocela) etj.
- Probleme ne transportimin e spermes – ejakulacioni i parakohshem, probleme te strukturave transportuese te spermes per shkak te nderhyrjeve kirurgjikale, defekteve gjenetike, infeksioneve, traumave etj.
Perpara se te shkoni te konsultoheni me mjekun per problemet e infertilitetit duhet qe ju si pacient te jeni i kujdesshem ne mbledhjen e ketyre informacioneve tuaja personale:
- Te siguroni nje histori te plote te cikleve menstruale, te maredhenieve seksuale, shpeshtesine e kohen per tere muajt qe jeni perpjekur per te realizuar nje shtatezani.
- Te dispononi nje histori te plote te problemeve tuaja shendetesore te njohura, te egzaminimeve qe keni bere apo nderhyrjeve kirugjikale.
- Beni nje liste te tera mjekimeve, barnave apo vitaminave qe merni si dhe nje kuader te stilit tuaj te jetes.
- Beni nje liste pyetjesh qe deshironi ti beni mjekut tuaj.
Trajtimi i infertilitetit:
- Trajtimi i infeksioneve.
- Trajtimi i problemeve te aktit seksual ne vetvete.
- Perdorimi i kurave hormonale dhe medikamentoze.
- Stimulimi i prodhimit te vezeve me barna.
- Nderhyrje kirurgjikale.
- Perdorimi i teknologjise se riprodhimit te asistuar.
HAPI KRYESOR NE TRAJTIMIN E INFERTILITETIT ESHTE TE RUANI NJE MAREDHENIE TE SHENDOSHE, TE QETE, KOMUNIKIM TE VAZHDUESHEM, DESHIRA PER TE PASUR NJE SHTATEZANI TE JETE E FORTE DHE TRIUMFUESE MBI CDO SAKRIFICE QE DO BENI SE BASHKU PER TE PASUR NJE TE TILLE, TE MENAXHONI STRESIN DHE TE JETONI SHENDETSHEM.