Refluksi Gastro-Ezofageal (Pjesa e parë)

Semundja e refluksit gastro-ezofageal eshte semundja me e shpeshte e ezofagut dhe ka te beje me rikthimin e sekrecioneve te stomakut ne ezofag. Ky rikthim ndodh si pasoje e humbjes se tonusit te sfinkterit te poshtem gastro-ezofageal, qe ndodhet pikerisht ne vendbashkimin e ezofagut me stomakun. Ky sfinkter ka rolin e nje valvule funksionale e cila hapet sa here ne ushqehemi ose pijme. Ne rastin e humbjes se tonusit te kesaj "valvule" kjo do te ngelet hapur per nje kohe te gjate dhe lengjet gastrike do te rikthehen mbrapsht ne ezofag. Nje situate e tille ndodh ne rastin e hernies hiatale qe eshte ngritja lart ne ezofag e mukozes gastrike.

Pasoje e semundjes se zgjatur dhe te patrajtuar te refkluksit gastro-ezofageal eshte demtimi i mukozes se ezofagut ne trajten e erozioneve apo ulcerave dhe me rralle me shfaqjen e kancerit kardio-ezofageal. Prezantimi me tipik i kesaj semundje eshte djegia e kraharorit dhe rikthimi acid ne ezofag.

Por semundja e refluksit gastro-ezofageal mund te prezantohet dhe me simptoma atipike. Rreth 20-60 % e pacienteve me refluks kane ankesa ne gryke pa patur ndonje ankese si "djegie gjoksi" te dukshme. Simptoma atipike me e shpeshte qe jep refluksi gastro-ezofageal eshte ngecja e nje dickaje ne fyt qe ne e quajme" globus faringeal" shenje kjo qe mund te ngaterroje mjekun dhe mund te ndryshoje drejtimin e ndjekjes se problemit duke harruar keshtu shkaktarin: stomakun. Prandaj eshte i nevojshem nje indeks i larte dyshimi.

Laringoskopia mund te konfirmoje diagnozen e refluksit laringofaringeal dhe gastroskopia mund te konfirmoje refluksin gastro-ezofageal dhe per me teper vlereson mukozen e ezofagut nese ka demtime apo jo. Gjate ketij ekzaminimi kemi pare skuqje te laringsit posterior dhe trashje te kordave vokale.Trajtimi duhet filluar me frenues te acidit gastrik si dhe me ndryshimin e stilit te jeteses. Nese refluksi gastro-ezofageal ngelet i patrajtuar pervec demtimit te mukozes se ezofagut, mund te coje dhe ne laringit kronik, ndryshime te zerit, kolle kronike, kruajtje e zerit, granulome e kordave te zerit dhe probleme te tjera.

Refluksi gastro-ezofageal eshte percaktuar si levizje e permbajtjes gastrike ne ezofag pa te vjella. Refluksi laringo-faringeal eshte levizja e permbajtjes gastrike ne zonen laringofaringeale. Semundja e refluksit do te shfaqet kur permbajtja gastrike irriton siperfaqen e mukozes te traktit te siperm aero-digjestiv.

Patofiziologjia e refluksit
Sfinkteri i siperm ezofageal sherben si bariera kryesore per parandalimin e refluksit laringo-faringeal.

Barriera primare e refluksit gastro-ezofageal eshte sfinkteri i poshtem ezofageal, i cili lokalizohet ne nivel te hiatusit diafragmatik and vepron si siguresa kryesore e refluksit (Fig. 1a, 1b, 1c). Struktura te tjera qe perfshihen ne parandalimin e refluksit jane segmenti intra-abdominal i ezofagut, kendi gastroezofageal, krura diafragmatike dhe ligamenti freno-ezofageal.

Motiliteti ose levizshmeria gastrike luan gjithashtu rol me vonesen ne zbrazjen e stomakut duke predispozuar per refluks. Sfinkteri i siperm ezofageal konsiston kryesisht ne muskulin krikofaringeal dhe te fibrave te muskulatures cirkulare te ezofagut menjehere distalisht tij. Sfinkteri i siperm ezofageal eshte quajtur si junksioni faringo-ezofageal dhe sherben si barriera kryesore ne parandalimin e refluksit faringo-laringeal.

Dallimet midis simptomave gastrointestinale dhe simptomave te lidhura me gryken si pasoje e refluksit.

Simptoma me e shpeshte e refluksit laringo-faringeal eshte ndjenja e ngecjes se nje dickaje ne gryke ose globus faringeal.

Patofiziologjia e refluksit me simptoma gastrointestinale ndryshon nga ajo ne pacientet me simptoma te lidhura me gryken. Pacientet me simptoma gastrointestinale kane dismotilitet ezogageal dhe disfunksion te sfinkterit te poshtem ezofageal, ndersa pacientet me manifestime te grykes kane disfunksion te sfinkterit te siperm ezofageal por nje motilitet ezofageal te mire.

Pacientet me simptoma gastrointestinale e ndjejne refluksin kur jane te shtrire ne shpine ndersa pacientet me manifestime ne gryke kane refluks laringo-faringeal gjate gjithe kohes edhe kur ata jane ngritur ne kembe.Sipas nje studimi 18% e pacienteve me simptoma te ORL kane ezofagit

FIGURA 1A. Trakti i siperm aerodigjestiv (muskuli krikofaringeal, harku i aortes, hiatusi diafragamatik), sfinkteri i siperm ezofageal (krikofaringeus), sfinkteri i poshtem ezofageal dhe lidhja e ezofagut me strukturat perreth.

Djegia, simptoma me klasike e refluksit, eshte e shpeshte ne pacientet me simptoma gastrointestinale por e pazakonte ne paciente me manifestime te refluksit ne gryke. Nje studim raporton vetem 20-43% incidence te djegies se kraharorit ne pacientet me simptoma otorinolaringologjike.

Simptomat e grykes ne pacientet me refluks gastro-ezofageal.

  • Aerofagi
  • Djegie goje
  • Dhimbje cervikale
  • Ndjesi e mbytjes
  • Kolle kronike
  • Pastrimin e vazhdueshem te fytit (kryajtje e zerit)
  • Disfagi
  • Ferkim i ushqimit ne fyt
  • Ndjenja e ngecjes se nje dickaje ne fyt (shpeshhere)
  • Ere e keqe nga goja
  • Ngjirje zeri (disfonia)
  • Dhimbje veshi
  • Ngushtesi e faringut
  • Dhimbje fyti
  • Uje ne goje
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 4362 herë
Komente nga lexuesit

faleminderit per informacionin,artikulli eshte shkruar plot te dhena.

Dërguar nga laureta, më 31 Tetor 2013 në 07:42

Artikull shume informues me plot te dhena dhe ilustrime

Dërguar nga Flutura Zaimi, më 24 Dhjetor 2013 në 05:29

nuk di ku te drejtoem dhe un kamnje femi qe ka keto shenja

Dërguar nga enkeledahaxho, më 13 Janar 2014 në 14:36

Perputhet ekzaktesisht me shenjat qe une kisha flm

Dërguar nga ermira, më 17 Janar 2014 në 16:32

flm per informacionin e vlefshem. Po fryrjet e pjeses se poshtme te barkut ga se vijne?

Dërguar nga Ervison Domi, më 29 Mars 2014 në 00:20

Kam shumicen e shenjave qe lexova me siper dhe ju falenderoj per te dhenat e sakta dhe te koncentruara qe keni dhene. Nuk e di a po veproj mire porkam filluar te kurohem me REPRAT 40. A kam vepruar mire?

Dërguar nga Liliana Shehu, më 01 Gusht 2014 në 08:24

Pershendetje Liliana! Reprat 40 mg eshte pantoprazol qe frenon aciditetin gastrik. Pikerisht kete preparat rekomandojme pasi kemi vendosur diagnozen e sakte te refluksit gastro-ezofageal. Nese ju keni kete diagnoze sigurisht qe nuk keni gabuar.

Dërguar nga Albana Duni, më 14 Gusht 2014 në 15:35

Flm shume per kete spjegim shume te qarte. Problemin e kam kur pi ujin dhe me ngel ne fyt ku nuk mundem as te marr fryme shume ndjenje e rende mjeku me ka pershkru pantoprazol 40mg2X-(ne dite) Ju pershendes.

Dërguar nga vahide, më 26 Gusht 2014 në 15:47

Per Vahiden mund te themi qe mjekimi eshte i duhuri perderisa eshte percaktuar Refluksi gastro-ezofageal, nje nder shenjat e te cilit eshte dhe mbytja. Mjekimi ndoshta duhet vazhduar disa muaj. Besoj se per te vene diagnozen tuaj,mjeku nuk eshte mjaftuar vetem me kliniken. Ne kete rast kerkohet Gastroskopia dhe Ekzaminimi me kontrast i ezofagut per te konfirmuar diagnozen e dyshuar ose edhe per te perjashtuar semundje te tjera. Sherim te shpejte.

Dërguar nga Albana Duni, më 27 Gusht 2014 në 11:16

Pershendetje!
Kam gati qe 12 vjec qe kam refluks ne stomak. Ne fillim me ndodhte fill pasi mbaroja ndonje vakt dreke a darke, sidomos kur konsumoja ushqime te skuqura dhe perime si domatet. Tani, me ndodh pasi konsumoj shalqi ose kur pij sasi te konsiderueshme uji pas te ngrenit. Shume prej simptomave te mesiperme nuk i kam, pothuajse asnje pervec "ujit ne goje". Jam duhanpires, ndersa pijet alkoolike qe konsumoj jane vetem birrat. Per nje periudhe kohe, sidomos gjate moshes 16-22 vjec, nuk mundesha dot te haja mengjes heret. E kisha stomakun disi si te trazuar, ndersa prej dy vjetesh mundem te ushqehem mire ne mengjes.

Dërguar nga Erald, më 02 Shtator 2014 në 09:24

Ju Pershendes, Kam nje problem
une kam maman time ne moshen 75 vjece ka shenja te mbytjes dhe marrjefryme dhe shpeshe i shfaqet dhe nje koll , para 2 muajsh i beme ekzaminim sonden estomakut dhe i doli qe kishte gastrit atrofik,hernie e lehte hiatale mori mjekim qe zgjati 1 muaj po tani edhe pasi mjekimi mbaroje ajo i ka perseri shenjat e mbytjes tani e kemi problem se ajo mbytjet dhe me uje ju lutem mund te na rekomandini se cfare mund te bejme me tej pasi e kemi nje problem ajo kalon vetem suprat ku ka raste qe mbytet dhe me ato .

Dërguar nga Beta kojani, më 14 Shtator 2014 në 10:45

Pershendetje Beta!Fakti qe mamaja ka marre mjekim per nje muaj nuk e zgjidh plotesisht situaten. Ne nje situate te tille kronike rekomandohet nje zgjatje e mjekimit me muaj derisa te kontrollohet plotesisht prodhimi i acidit gastrik. Mjekimi duhet te jete me pantoprazol 40mg 2xdite para ushqimit. Mamaja duhet te beje dhe nje ekzaminim me kontrast te stomakut per te perjashtuar nje "akalazi" te mundshme, qe eshte nje semundje e muskujve te ezofagut. Diagnoza e "akalazise" konfirmohet me skopi ezofageale me kontrast.
Gjithe te mirat

Dërguar nga Albana Duni, më 18 Shtator 2014 në 06:46

Pershendetje!!! Urime per shpiegimin eshte shume i qarte. Doja te dija a nese behet nje nderhyrje kirurgjikale per ngushtimin e valvoles sa eshte mundesia e e rikthimit ne normalitet i kordave vokale dhe sa perqind eshte ulja e aciditetit qe njgitet siper ku djeg laringun edhe mukozen???

Dërguar nga Armaldo kllogjeri , më 26 Tetor 2014 në 02:16

Pershendetje Armando! Fundoplikacioni Nissen konsiderohet tani si perqasja kirurgjikale standarte per trajtimin e refluksit gastroezofageal. Kjo teknike konsiston ne mbeshtjelljen 360 grade te fundusit gastrik perreth ezofagut distal duke siguruar keshtu nje mbyllje te mire te sfinkterit. Po te krahasosh efikasitetin e terapise antirefluks ka shume debate. Disa sugjerojne se terapia kirurgjikale eshte superiore. Kolegji Amerikan i Gastrohepatologjise sugjeron se terapia kirurgjikale eshte po aq efektive sa terapia medikamentoze per pacientet e selektuar me kujdes me Refluks kronik, kur realizohet nga nje kirurg me eksperience. Ka disa indikacione per trajtimin kirurgjikal te refluksit:
1- deshtim i mjekimit
2- nevoja per terapi afatgjate
3- komplikacione te refluksit si ezofagu Barret(gjendje prekanceroze) dhe striktura ose ngushtimi peptik
4- preferenca e pacientit
5- manifestime ekstraezofageale si astma, ndryshimet e zerit, kolle, dhimbje gjoksi
6- hernia hiatale paraezofageale
Kur kirurgjia eshte e sukseshme merr fund nevoja per mjekim. Kirurgjia eshte efektive pasi ajo rikonstrukton mekanizmin valvul ne bashkimin gastro-esophageal, dhe fizikisht ndalon permbajtjen gastrike te futet ne lumenin ezofageal.
Por si cdo procedure kirurgjikale edhe kjo ka komplikacionet e veta si:
1- veshtiresi ne gelltitje
2- djegia ose pyroza mund te rikthehet
3- diskomfort abdominal qe vjen nga mosnxjerrja e gazit.
Kur ju te vendosni midis terapise kirurgjikale dhe asaj medikamentoze duhet te peshoni koston, riskun dhe komplikacionet potenciale te kirurgjise kundrejt kostos bezdise se marrjes se medikamenteve. Shume e rendesishme ne suksesin e procedures eshte eksperienca e kirurgut.
Suksese

Dërguar nga Albana Duni, më 27 Tetor 2014 në 14:54

Dott. Albana ju falenderoi shume per shpjegimin profesiona qe i jepni pyetjes sime!!!!!Jam shume i qarte edhe shume mirmnjohes per kete pergjigjie. Suksese edhe juve ne punen tuaj!!!.

Dërguar nga Armaldo, më 28 Tetor 2014 në 04:14

Pershendetje Dr.Albana.
Deshiroj te jeni mire.
Edhe une kam disa kohe (me shume se 1 vit qe me shqeteson dhimbja e fytit si pasoje e konstatimit tuaj per "reflux acid".
Kam bere nje kontroll me sonde tek Klinika juaj dhe pasi mora nje mjekim te gjate per rreth 6 e me shume muaj shoh qe kam te njejtat shenja qe me shfaqen ketu e nje vit perpara si:Prezence te lengjeve apo avujve acide ne goje, "trashje e mukozes se brendshme te gojes si pasoje e levizjes se ketyre lengjeve apo avujve, ndjenja sikur kam "ngecje"here pas here ne fyt e ushqimit,shija e "athet" apo "idhet" ne goje sidomos mbas ushqimit.
Sic edhe kemi biseduar her pas here bashke pasi nderpreva medicamentet qe luftonin Acidin ne stomak, une kam marre "Gaviscon" ne fillim Gel dhe pastaj Tableta dhe kryesisht une i marr ne darke perpara se te fle gjume.
Pyetja ime eshte: A duhet ti kthehem edhe njehere marrjes se antiacideve apo mos ndoshta do duhet te bej nje PH -test dhe pastaj ne varesi te rezultatit te vendosni cfare te bej une me tej.
I kam lexuar me kujdes edhe pergjigjet qe ju i keni dhene pacienteve te tjere, dhe kam marre nepermjet tyre edhe une ndonje pergjigje.
Jam ne pritje te ndonje keshille nga JU.
Falemnderit dhe ja kalofsh mire.
Me repsket
Kujtim Bumci

Dërguar nga Kujtim Bumci, më 06 Nentor 2014 në 02:53

Pershendetje!Une jam 26 vjece.Prej shume vitesh kam problemin e gazrave dhe kolitit,e kam konsideruar si dicka normale por sa vjen dhe me shqeteson,nuk jam drejtuar ne mjeke ende.Problemi im ka te bej me mos clirimin e gazrave dhe qarkullimin e tyre ne zorre gjithashtu gjithom kam ndjesin e fryrjes se barkut sa me vene ne nje siklet te madh sa mendoj se mund te turperohem nga momenti ne moment kur jam ne ambjen shoqeror sa tani me eshte bere edhe psikologjike.Ju lutem mund te me jepni nje keshillim si te veproj dhe nese eshte e nevojshme te kurohem.Ju faleminderit.Me respekt Jeta.

Dërguar nga jeta, më 18 Dhjetor 2014 në 05:04

Eshte hera e pare qe arrij pa shkuar tek mjeku te marr nje informacion kaq te sakte dhe shpresoj se duke ndjekur kete mjekimin me pantoprazol mbase behem mire se mbytem shume kur shtrihem, me zihet fryma kur jam ne shpine, por edhe anesh, disi. Ju falemnderit shume per keto keshilla dhe informacione kaq te dobishme nga ju dr. Albana Duni. Suksese dhe zoti te dhente jete e shendet...!

Dërguar nga majlinda cala, më 22 Dhjetor 2014 në 05:20

Pershendetje! Une jam nje djale 26 vjec.Doja te dija nese gastriti apo reflusi acid jep edhe dhimbje fyti apo edhe pika te kuqe ne qiellez? Pasi kam 5 muaj qe perdor nolpaza me shkeputje. Pasi e kam nderprere per nje muaj me jane shfaqur disa pika te kuqe ne qiellez dhe kam pak dhimbje fyti ne trjte shpimi.
Ju lutem me ktheni nje pergjigje. Ju uroj gjithe te mirat.

Dërguar nga andi, më 04 Janar 2015 në 19:32

Refluksi jep dhimbje fyti, por per pikat e kuqe nuk jam e sigurt nese kane lidhje me refluksin.Ju rekomandoj nje konsulte ORL ose infeksionisti per ti vleresuar keto elemente.

Dërguar nga Albana Duni, më 06 Janar 2015 në 14:37

jam nje 45 vjecare vuaj na refluksi acid me dhimje fyti dhe me koll dhe arije deri atje sa nxjere te gjithe ushqimin ju lutem cfar me rekomandoni se problemin e kam naten me ze kolli shume deri sa ta nxjere ushqimin

Dërguar nga lulzime zuna, më 26 Janar 2015 në 15:06

Ulcezol 20 mg me rekomandoj mjeku dhe une vetem pas ketij shkrimi e kuptoj qe ndoshta kam kete semundje sepse kam keto simptoma kolle gati 3 jave ndjesi mbytje kruajtje zeri djegje ne gjoks ngecje ne fyt ngjirje zeri etj.Te lutem me thuaj a eshte medikamenti i sakte ky dhe cfare duhet te bej per nje diagnoze me te sakte.Flm.

Dërguar nga Dritanfiori, më 29 Janar 2015 në 16:17

Prsh, jam 26 vjeqar kam kohe pas kohe probleme te tilla si: shkojn 10 dite 20 dite jam ne gjendje normale, po pas ketyre diteve me vjen nje ndjesi e keqe nga lukthi, jo dhimbje, kam terje te gojes dhe fytit shume ne keto dite, marramendje, kam bere te gjitha anaizat e gjakut urines jam shume mire me te gjitha, kur beje shtrengim te trupit, me dhemb gjoksi dhe te dy anet e shpines para krahrorve, pra kjo me shfaqet me periudha, dhe e kaloj, pastaj prap, qe 2 dite kam qene te nje mjek me ka rekomandu me marr tableta nolpaza 40mg, tha qe kam aciditet te larte ne lukth, por e kam kete ndjesi ende dhe nuk e di se si ta trajtoj,

Dërguar nga Egzoni, më 02 Shkurt 2015 në 07:57

Prsh,jam 47 vjece dhe kam probleme me stomakun dhe fytin.Kam fryrje te stomakut pothuajse te perhershme,me cfaredo ushqimi qe ha,gjithashtu kam dhe problem dhe me fytin,sikur me ka ngelur dicka ne fyt ose me ngjit,vetem ne anen e djathte te fytit,ndonjehere shume te theksuar pa dhimbje ne fyt por me pak dhimbje ne siperfaqe te fytit kur e prek me dore.Doja te theksoja se ndonjehere kam kruajtje te theksuar dhe dhimbje te lehte te veshit ne anen e djathte. Simptomat e fytit i kam qe vjet ne janar, mbas nje mjekimi qe pata me antibiotik dhe trebon.Fryrja e stomakut rralle here me shoqerohet me dhimbje ,pervec rasteve kur kaloj ndonje merzi,kam marre per stomakun vite me pare me recete nga pathologu cilroton nga 2 kokrra para buke tre here ne diteper 2 muaj rrjesht por nuk pata asnje lloj permiresimi ,perkundrasi ilacet me frynin me teper.Kam kohe qe nuk kam marre me asnje lloj mjekimi per stomakun.

Dërguar nga silvana, më 23 Shkurt 2015 në 13:28

Pershendetje! Po e filloj se pari me fryrjen e barkut, qe shpesh mund te mos jete shenje semundje por thjesh nje prani e tepert e gazrave ne traktin tretes. Ka dy rruge qe rrisin sasine e ajrit ne stomak e zore: njera eshte nga ngrenia e shpejte, camcakizat, pirjs e ujit me bidon dhe rruga tjeter eshte tretja ushqimore qe shpesh prodhon sasi te madhe gazi ne zorre. Shume nga ne jane intolerante ndaj disa ushqimeve si psh bulmeti (qe mund te jete nje shkak i fryrjes tuaj), perimet, zarzavatet si lakra, lulelakra, bizelet, fasulet dhe shume ushqime te tjera qe futen tek ushqimet e shendetshme.Nese do te benit ndonje prove me keto ushqime sidomos bulmeti, mund ta konfirmonit kete. Persa i perket problemit te fytit dhe te veshit ka shume mundesi qe te jete stomaku shkaktar. Por mjekesia nuk mund te jete me "mundet" prandaj mendoj qe te kryenit gastroskopine e cila eshte e vetmja qe konfirmon nese keni apo jo probleme me stomakun psh te tipit te gastritit apo te refluksit. Nuk mund te mjekoheni per 2 muaj pa e ditur me saktesi problemin. Gjithsesi ju perpiquni pak me regjim ushqimor :
1-hani pak e shpesh
2-evitoni kafene, cokollatat, agrumet, yndzrnat
3-mos u shtrini menjehere pas ngrenies
4-mbani koken e krevatit me ngritur.
Mundet te korigjohet disi me keto rregulla.

Dërguar nga Albana Duni, më 25 Shkurt 2015 në 14:21

mjeke albana shume e pergatitur suksese ne punen e saj me pasion dhe shpjegim shkencor vituoz

Dërguar nga naim ramadhi, më 28 Maj 2015 në 13:51

Pershendetje!Faleminderit te madhit zot dhe jete te gjate doktorave!Pa ta jeta jone do ishte shume e shkurter,kam 10 vjet qe kurohem rregullisht me antiacid tablet lansoprazol,30 mg,me ka ndimuar shume.Kam nje muaj qe acidi refluks po me djeg fytin,kam nevoje qe te pastroj zerin,ndjej nje gervishtje ne laring here pas here,kam kolle te thate dhe kjo shoqerohet me dhimbjen e veshit te majte.Nga informacionet qe lexova nga ky artikull, mesova shume gjera te reja qe nuk i dija,po dal ne konkluzionin sepse acidi reflux kerkon nje diete te forte e shoqeruar nga perimet dhe frutat gatimet te fresketa edhe te dime tju themi "JO" te skuqurave dhe embelsirave.Me e rendesishmja eshte te mbizoteroje nje ushqim alkaline!

Dërguar nga Rita Sadikaj nga Londra, më 28 Tetor 2015 në 18:39

Un kam gjithmon n fyt si gelbaze edhe mundohem ta kaloj posht e kam kolle dhe fyti rri uje perher

Dërguar nga Era , më 16 Dhjetor 2016 në 04:57

Mund ti përmbaheni dietes së refluksit dhe nese nuk mjafton duhet të ekzaminohesh

Përgjigje nga Dr. Albana Duni, më 16 Dhjetor 2016 në 06:56

Pershendetje Doktor! Une jam nje person i diagnostikuar me refluks te stomakut. Kam nje kolle te vazhdueshme, mbytese. Kam rreth tre muaj me kete gjendje. Mjekimet qe kam marr per stomakun nuk me kane hequr kollen. Cfare mjekimi duhet te perdor per te eleminuar kollen pervec dietes qe keni pershkruar ne artikullin e publikuar prej jush. Faleminderit

Dërguar nga Donika, më 04 Janar 2017 në 13:23

Përshëndetje! Mjekimin duhet ta vazhdoni gjatë psh edhe 1 vit, sigurisht edhe të respektoni regjimin. Por situata kronike e refluksit tashmë ka shkaktuar ndryshime inflamatore ose dhe alergjike në mushkëri që do të thotë të flisni me një mjek alergolog do sugjeroja në mënyrë që të merrni edhe mjekim të njëkohshëm për akergji.

Përgjigje nga Dr. Albana Duni, më 04 Janar 2017 në 13:34

Pershendetje Albana !
dua te kerkoj ndihmen tuaj per dicka . lexova informacionin dhe komentet me siper por dua tju pyes per dicka. une nuk kam asnje nga simptomat me siper as dhimbje as kruarje as ngjirje asgje vetem se kur ha buke shpesh me duket sikur me ngel ushqimi dhe e kapercej me uje . jo gjithmone por me ndodh . doja nje shpjegim nga ana juaj a kam dicka per te cilen duhet te shqetesohem apo jo? faleminderit dhe suksese

Dërguar nga Aleksander STAVRO, më 21 Janar 2017 në 17:51

Kjo që ankoni ju quhet disfagi: vështirësi në gëlltitje. Disfagia mund të vijë nga disa arsye që mund të lidhen me ezofagun ose me sëmundje neurologjike. Si fillim duhet përjashtuar ezofagu.Shkaqet nga ezofagu janë refluksi, spazma të ezofagut, kandida (myku), pa dashur tju trëmb shkak janë dhe tumoret por jo në rastin tuaj sepse disfagia me shkak tumorin e ezofagut është progresive jo me ndërprerje, me humbje peshe, me të vjella etj. Nëse duhet të merreni seriozisht? Ka kuptim nëse kjo ankesë bëhet e shpeshtë. Gjithë të mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 22 Janar 2017 në 13:40

Pershendetje ...flm per informacionin shum te vlefshem .....doja te pyesja per djalin tim esht 9 muajsh dhe ka dal me refluks ne stomak ......doja te dija nese ka ndonje medikament qe mund ta qetsoj apo ta sheroj ....faleminderit dhe njeher

Dërguar nga Serenela, më 28 Janar 2017 në 06:02

E dashur për fëmijën duhet të flasësh me gastro-enterologun pediater nëse duhet mjekuar.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 30 Janar 2017 në 05:07

Prsh
I kam dhe un kto simptomat pervec ngjirjes zerit,, dua. Te di ku mund. Te drejtohem per te bere njr kontroll per refluksin, cfar analize apo grafi duhet,,
ne pritje. Te pgj tuaj
Flm

Dërguar nga Malvina , më 31 Janar 2017 në 16:16

Në këtë rast bëhet gastroskopia që është ekzaminimi më kamera I stomakut në gjendje esëll.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 03 Shkurt 2017 në 07:25

Pasi lexova artikullin pashe se shumica e simptomave me jane shfaqur dhe mua.te cili mjek duhet t bej vizite,Otorinolaringologu apo te i stomakut?

Dërguar nga Renardo kushtaj, më 07 Shkurt 2017 në 09:17

Ne fillim te ORL-JA, nëse nuk është aty problemi ata ju dërgojnë tek gastroenterologu

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 07 Shkurt 2017 në 10:07

pershendetje!nuk di nga tja filloje kam gati 3 vjet qe vuaj nga nje bezdi ne fyt ne anen e majte poshte bajames theksoje qe para disa vitesh me ka nisur gastriti perdora mjekim e kalova mi perserit dhw njwhere tjeter e kalova mire po gjithmone kam refluks kam kthim te ushqimit sapo mbaroje se ngreni menjehere me nget urthi kam bere dhe nje mjekim tre mujore per stomakun sepse ma keshiroje nje mjek orl shkova tek mjeku orl sepse mendoja qe e kisha nga bajamet nje mjek orl me keshiroje te hiqa bajamet sepse jam me streptokok dhe aso ishte 311 kam dhimje te gjymtyre te poshtme sipasoje e reumatizmes po a zgjidhet kjo me heqjen e bajameve?a do shpetoje un nga ky siklet qe kam nqs i heq?dua ne cdo moment re pastroje fytin sepse me duket sikur do mbytem sa here para se te flas dua te liroje fytin me duket sikur kam sekrecione qe dua ti nxjerr oo nderkohe nxjer vetem sputum normale kam bere shum antibiotike per bajamet dhe me eshte krijuar dhe myk nuk di xte bej dhe nuk w di cfare rrugezgjidhje do marr puna ime ndonjehere kam fryrje barku me krijohen shum gazra vuaj here pas here me jashtqitjen kam dale dhe me parazit jam mjekura dy here vazhdon te jere poziitiv para 3 muaj isha shtatezqn mu nderpre shatezani tani sdi ca te bej sdi nga tia nis jam shum e merzitur e lodhur me fal qe u zhjata kaq shum po me jepni nje mendim ju lutem ?

Dërguar nga Era, më 05 Prill 2017 në 08:27

Era këto që po thua nuk janë probleme aq serioze sa ti të shqetësohesh kaq shumë. Problemet e refluksit po bëhen shumë të shpeshta për shkak të stilit të jetës tonë që tashmë ka ndryshuar. ASO deri në 400 sështë problem dhe nuk di nëse duhet ti heqësh bajamet apo jo. Edhe fryjet janë të pranueshme sepse ato janë proçes i ngrënies tonë, atë çka hamë e si e hamë ( dmth kur hamë shpejt). Një stil jete me aktivitet fizik do ndihmonte në këto situata. Mbushe ditën tënde me gjëra të dobishme dhe hiqe mëndjen nga ankesat. Gjithë të mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 06 Prill 2017 në 02:21

Pershendetje e nderur Doktoresh ALBANA do te lutem shume , te me ndihmosh me nje recete per sherimin e gastritit te deudenit se jam vizituar dhe mjeku tha qe kam gastrit deudeni , une kam patur probleme me stomakun dhe me kthehet ushqimi kam gerbsina dhe kur nuk mund te grrbrsije kam djegie te fort ne gjoks e cila me largohet pasi te ngrihem ne kembe dhe te gerbesije ju lutem shum me ndihmo me nje recete. RESPEKT PER JU

Dërguar nga besnik mehaj, më 02 Mars 2018 në 11:53

Pershendetje! Ne fakt gastrit duodeni nuk ekziston si term. Ajo qe mund te kete duodeni juaj eshte intolerance ushqimore qe mund te jete qumesht, grure, maja, kafein etj pasi jane shume dhe per kete behen provat e intolerances ushqimore. Keshtu qe e kam te veshtire tju ndihmoj. Ne farmaci mund te merrni ndonje medikament te lehte pa recete si psh simeticone dhe probiotike.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 02 Mars 2018 në 14:22

Une kam probleme me lukthin qe 10 vjet pothuase,kam be disa inqizime te lukthit, shumica me thon se kam probleme me refluxsin, por ka edhe nga ata qe me thon se ne nuj po e vrejm se e ke te demtuar , mbyllet mir por une vazhdoj te kem gogsim e cila shum shpesh me shkakton dhimt te madhe te sternumit,qe shpesh me ben te dyshoj ne zemren,nuk kam dhimt e as djegsim lukthi,kujdesem shum per ushqimet po prap se prap vuaj nga ajri qe kthehet mrapsht.falemderit per mirkuptim

Dërguar nga Halit zenuni, më 15 Mars 2018 në 11:59

Pershendetje! Ajri ne aparatin tretes nuk eshte semundje. Nga menyra si hame dhe pime kemi sadi te ndryshme ajri ne lukth. Persona te ndryshem reagojne ndryshe me ankesa madje dhe me ankesa kardiake. Do ju rekomandoj nje web site: wwwaltincekodhima.com , ku mund te lexoni mbi gazrat ne traktin tretes. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Mars 2018 në 14:17

Mora emajlin tuaj per pergjegjen tuaj po e emajl nuk ka te shkruar asgje.sido qe te jet falemderit

Dërguar nga Halit zenuni, më 15 Mars 2018 në 15:15

Ju rekomandova te lexoni tek wwwaltincekodhima.com temen mbi gazrat ne traktin tretes

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Mars 2018 në 16:48

Pershendetje e nderuar. Deshta te bej nje pyetje per nenen time. Eshte 67 vjeqare dhe ka problem te madh me osteoporozen, por problemi tjeter eshte se ka probleme me gelltitjen e ushqimeve gjithashtu edhe te lengshme. Nje mjek i ka thene se eshte ngushtuar ezofagu per shkak se ajo eshte ne shtrat qe tri vite. Deshta te pyes qfar mund te jete kjo pasi qe per momentin eshte dobesuar shume dhe spo mundemi ta dergojme te mjeku ne kete gjendje. Faleminderit per mirekuptim !

Dërguar nga Flora, më 21 Prill 2018 në 16:54

Megjithe deshiren e madhe per tju ndihmuar, e kam te veshtire pasi nuk mund ta di. Mund te jene shume probleme, por jo refluksi pasi ai nuk e pengon per tu ushqyer. Ju duhet gjithsesi ta coni ne spital ku atje mund ti nenshtrohet ekzaminimeve. Crregullimet e gelltitjes mund te jene neurologjike, mund te hene me origjine nga ezofagu si psh : akalazi, spazma ezofageale, tumor ezofageal ose dhe demtim i mukozes se ezofagut nga mjekimi i osteoporozes me bisfosfonate. Keshtu qe ajo duhet ti nenshtrohet ekzaminimeve deri sa te gjendet shkaku.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 22 Prill 2018 në 06:00

Pershendetje. Kam me shum se 10 vjet qe marr ilac antiacid. Omeprazol. Pantoprazol. Lansopprazol. Kam bere sonden dhe me doli qe kisha helikobakter pylor. E bera dhe mjekimin me pantoprazol bashke me antibiotik dhe perseri kam shqetesime. Tani pk pi degastrol 15mg 1 ne dite. Te lutem a ka ndonje problem qe kam perdorur keto medikamente gjithe meto vite. Nuk e di ca te bej. Po mos pi ato mbas ushqimit kam djegje te tmerrshme te padurushme. Flm

Dërguar nga Edi , më 24 Prill 2018 në 01:34

Pershendetje! Ndodh qe mjekimi i refluksit te zgjase shume gjate, kur kjo eshte e domosdoshme. Shikoni edhe dieten e refluksit.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 24 Prill 2018 në 05:45

pershendetje doktoresh po bejgati nje vit me te njejtin problem kam djegje ne gryke dhe dhimbje veshi jam vizituar disa here me kan then e kam e kam nga refluksi kam marre disa ilace edhe kam mbajt diete sikur eshte qetsuar pak po tashi po tashi prap e njejta dhimbje ne gryke edhe ne veshe edhe sekrecione ne hunde sh shpesh me gjak rrallher edhe ne peshtyme ju lutem me jepni nje zgjidhje me car mund tpermirsohem, faleminderit

Dërguar nga alket muzhaqi, më 04 Maj 2018 në 05:43

Pershendetje! Nuk dihet nese ju e keni te konfirmuar refluksin. Nese po ju duhet te mjekoheni gjate dhe te keni nje regjim te rregullt ushqimor sidomos duke evituar duhanin dhe alkolin.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 04 Maj 2018 në 07:15

Mirmbrema Dr.Albana,ndjese per shqetesimin,mami im esht 49 vjece,para disa kohesh u diagnostikua me Hernie Hiatale,i vetmi ilac qe ajo ka pir esht pantaprazol 40mg,por sa te kalojne disa dite asaj i kthehet serish,ne vizitat qe ajo ka ber i kan then qe edhe mund te bejme nderhyrje kirurgjikale,ju lutem mund te me tregoni se si mund te veprojme???pres pgj tende,gjithe te mirat

Dërguar nga Arilda Lloti, më 27 Maj 2018 në 17:05

Hernia hiatale operohet atehere kur ajo eshte nje hernie e madhe, ne te kundert menaxhohet me mjekime te gjata , ndoshta gjithe jeten dhe me regjim ushqimor. Pantoprazoli eshte mjekim i keshilluar.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 28 Maj 2018 në 02:43

Doktoreshe me ndihmoni ju lutem ,,kam patur problem me stomakun shume kohe para sepse nuk jam tip qe ha shume dhe shume gjera me sjellin problem.embelsra po te ha naten kam djegje gryke dhe sme ke te fle,po kam dy muaj qe se kam mire stomakun pija omeprazol ndonjere dhe ma qetsonte ,,piva zantaks ajo me krijovi nje gromzire qe spushonte sduroheshe si gje mbytje ,,,piva per nje jave nexcine 40mg ato me keq. Po pija ilac tensioni dhe ajo ma shqetesovi stomakun villja disa here po pak kam grimzire sikur mbytetm ne stomak po keshtu pi naten dhe librium se kam nje gjendje ankthi frike po me shume me shqeteson stomaku ndihmome doktoresh ,,,

Dërguar nga Ela, më 11 Qershor 2018 në 07:38

E dashur Ela! Stomaku duhet pare me gastroskopi. Nese del qe stomaku nuk eshte i semure atehere rezulton qe Ankthi eshte problematik dhe eshte shkaku i shqetesimeve tuaja lidhur me stomakun. Keshtu qe po nuk mjekuam ankthin nuk mund te heqim as shqetesimin e stomakut. Jeta e ngarkuar aktuale i con shpesh njerezit ne situata ankthi. Nuk eshte turp dhe as paragjykim qe ju te drejtoheni te mjeku psikiater i cili trajton problemet e ankthit. Sigurisht pasi kemi pare ne gastroskopi qe stomaku juaj ska Probleme. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 11 Qershor 2018 në 14:39

E dashur Ela! Stomaku duhet pare me gastroskopi. Nese del qe stomaku nuk eshte i semure atehere rezulton qe Ankthi eshte problematik dhe eshte shkaku i shqetesimeve tuaja lidhur me stomakun. Keshtu qe po nuk mjekuam ankthin nuk mund te heqim as shqetesimin e stomakut. Jeta e ngarkuar aktuale i con shpesh njerezit ne situata ankthi. Nuk eshte turp dhe as paragjykim qe ju te drejtoheni te mjeku psikiater i cili trajton problemet e ankthit. Sigurisht pasi kemi pare ne gastroskopi qe stomaku juaj ska Probleme. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 11 Qershor 2018 në 14:39

Pershendetje Dr.
Para 10 ditesh bera egzaminimin me sonde.
Ne pershkrimin e egzaminimit eshte shenuar konkluzioni: Refluks gastro-ezofagal, hernie hiatale reshqitese dhe gastrit eroziv ne pritje te egzaminimit histologjik. Ndersa per stomakun eshte shkruar: mukoza eritematoze. Fundus mne forme petekiesh. Sekrecione gastrike me permbajtje shkumoze. Kam rreth nje muaj qe marr neksium 40 mg 2 here ne dite ne mengjes para buke dhe ne darke pas buke si dhe gaviskon 2 here/ dite 1 ore pas buke. Nuk ndjes asnje permiresim. Djegie ne gjoks e fyr. Dhimbje te stomakut te gjoksit dhe laringsit dhe pagjumesi. Kam ffike te ha. I kam te gjitha shenjat qe pershkruani ne artikullin tuaj. Kur arrij te fle gjuha kur zgjohen eshte abrazive dhe goja shume e thate. Fytin e kam perhere te bllokuar dhe nuk ngopem me fryme. Lutem cfare me sugjeroni lidhur me mjekimin dhe ushqimet qe mund te marr. Faleminderit dhe pergezime per artikullin dhe pergjigjet kaq te plota e te detajuara.

Dërguar nga Ina, më 12 Qershor 2018 në 18:06

Diagnoza eshte vertetuar dhe ankesat pikerisht me refluksin shojegihen. E para duhet thene qe duhani, alkoli, kafeina e tepert ( ne kafe, caj, pije energjike) , fast food, ndikojne negativisht dhe trego kujdes nese duhet. E dyta eshte cilesia e medikamentit, sme takon ta them por ketu cilesia le per te deshiruar. Nje zgjidhje eshte ta marresh jashte Shtetit mjekimin me Pantoprazol 40 mg 2x 1, i cili duhet te vazhdoje gjate, psh 6 muaj.
Te shkuara

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 14 Qershor 2018 në 11:45

Diagnoza eshte vertetuar dhe ankesat pikerisht me refluksin shojegihen. E para duhet thene qe duhani, alkoli, kafeina e tepert ( ne kafe, caj, pije energjike) , fast food, ndikojne negativisht dhe trego kujdes nese duhet. E dyta eshte cilesia e medikamentit, sme takon ta them por ketu cilesia le per te deshiruar. Nje zgjidhje eshte ta marresh jashte Shtetit mjekimin me Pantoprazol 40 mg 2x 1, i cili duhet te vazhdoje gjate, psh 6 muaj.
Te shkuara

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 14 Qershor 2018 në 11:45

Doktoresha doja te di ku mund te vi te bej nje konsulence.vizite tek ju.

Flm

Dërguar nga Mira, më 15 Qershor 2018 në 07:57

069 601 5018 Kontaktoni ne kete numer

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Qershor 2018 në 15:07

Pershendetje doktoreshe.Nga informacionet qe lexova nga ky artikull me ndihmuan shume.Mami im ka pothuajse te njejtat siptoma si me lart dhe doktoret I kane thene se valvula e majte e fytit I eshte paralizuar dhe me mjekim I kane dhene etason 0,5mg.A eshte kjo nje kure e rregullt sepse jam me pak dyshime sepse ne baze te disa informacioneve lexova se ky lloj medikamenti ka lidhje me syrin dhe jo pjesen e ezofagut.Ju lutem shume te me ktheni pergjigje sepse jam ne merak.Respekte.

Dërguar nga Klajd Pashkaj, më 26 Qershor 2018 në 05:56

Pershendetje! Me sa po kuptoj mamaja juaj problemet i ka te fushes neurologjike dhe Medikamentet qe japim ne mjeket e gastroenterologjise nuk do ta ndihmonin. Etason ka shume veprime dhe jo vetem per syrin. Prandaj nuk ke pse ve ne dyshim mjekimin qe te kane dhene. Aq me teper qe ju nuk jeni mjek dhe sado te lexosh nuk ke ekspertizen e duhur per te ngritur as me te voglin dyshim, dmth mamaja duhet te mjekohet sic i kane thene mjeket kompetente. Ne kete rast nuk ju ndihmoj dot. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 27 Qershor 2018 në 07:38

Pershendetje doktoresha kam disa muaj qe kam dhimbje fyti kur e prek me duar veshtiresi ne gelltitje dhe mbajtja e ujit ne goje si dhe me shqetesuese eshte sikur me ka mbetur dicka ne fyt shpeshhere dhe nauza dhe goja me rri me nje shije si te hidhur cfare me rekomandoni ju pershendes...

Dërguar nga Antoneta, më 29 Tetor 2018 në 10:58

Pershendetje! Veshtiresi ne gelltitje japim problemet e fushes se Orl por edhe te stomakut. Se pari beni nje konsulte Otorinolaringologjike per te perjashtuar problemet e fytit. Ne se nuk rezulton gje atehere duhet bere gastroscopia. Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 29 Tetor 2018 në 14:46

Doktoresh a ka mundsi nje numer kontaktues?

Dërguar nga saranda, më 21 Nentor 2018 në 23:12

Klinika endoskopike La Vita e gjen kollaj ne Google
0696015018

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 27 Janar 2019 në 11:12

pershendetje doktoresh.jom nje vajz 30 vjeqare kam probleme me stomakun perdori omeprazol.problemi im esht qe kur kur ha ushqim me mbet ne ozofag disi ngushtohet ozofagu ju lutem me ndihmo me naj kshill ose qka te perdori ne ket rast

Dërguar nga Lenda, më 13 Janar 2019 në 20:19

Pershendetje! Nuk vlen keshilla para ekzaminimit, perndryshe une mund te gaboj duke ju vonuar diagnostikimin tuaj. Pra me i rendesishem eshte diagnostikimi juaj sesa keshilla. Ankesa juaj mund te vije nga refluksi, nga Akalazia, nga ezofagiti etj. Keshtu qe gastroskopia dhe Skopia me kontrast do ju ndihmonte per diagnozen.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 27 Janar 2019 në 11:06

Doktoresh jeni shume e mire qe jepni pergjigje dhe qetsoni njerzit..Une kam probleme me stomakun shume kohe me pare po 5muaj kisha dhimbje vjellje gromsira dhe me doli H.pylor bakteri po piva mjekim me antibiotik dhe omeprazol per 14 dite nje mjekim i veshtire per mua pas 6 javesh bera testin me doli negativ,,,po kam 6 muaj tani pas kurimit te bacterit nuk jam 100% mire kam djegje here pas here dhe gromsira kur pi omeprazol nuk me ndihmon ,,,sa kohe do stomaku ta mare veten pas bakterit se po me sjell stres shume dhe ankth nuk jam ne gjendje te mire ekonomike te bej sonden me ndihmo me ndonje mjekim....

Dërguar nga Ana, më 16 Janar 2019 në 09:18

Ne ralle te pare ju jeni mjekuar pa u bazuar ne ekzaminime dth pa gastroskopi dhe kjo nuk eshte korrekte sepse nen simptomat e helicobacterit mund te fshihet cdo situate e mundeshme ne stomakun tuaj. Ju mund ta beni gastroskopine ne QSUT ose ne Polikliniken e Specialiteteve nr 3 nese je e siguruar per ta bere falas

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 27 Janar 2019 në 11:02

Pershendetje doktoreshe Albana Duni. Jam diagnoztikuar ne kliniken tuaj me refluks gastro esofagal.Jam mjekuar me pantoprazol 40 dhe foreak xhel per nje kohe relativisht te gjate prej 6 muajsh . Pastaj per 5 muaj te tjere kam perdorur Esomeprazol Magnesium. Vazhdoj te kem dhimbje te forta gryke,kolle me shume sekrecione ngushtim frymarje,dhimbje gjoksi dhe nga nje here dhimbje veshi. Cfare me sugjeroni ne vazhdim .

Dërguar nga Stiven Molla, më 27 Janar 2019 në 10:11

Ndodh qe mjekimi te vazhdoje edhe me vite deri ne nje permiresim te plote te refluksit. Sigurisht qe cilesia e medikamentit ka te beje, por edhe dieta per reflukset qe duhet ta keni marre nga ne.
Jeni te mirepritur

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 27 Janar 2019 në 10:57

Pershendetje doktoresh kam nje problem si te konsumoj ushqim me kthehet ne fyt jam e shqetsuar shum

Dërguar nga Krenare, më 28 Janar 2019 në 13:08

Krenare Pershendetje! Ju duhet te kontaktoni nje mjek gastro-hepatolog aty ku ju jetoni sepse mund te keni nevoje te ekzaminoheni.
Gjithe te mirat

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 29 Janar 2019 në 05:18

Pershendetje doktoresh,kam gati nje muaj qe kam prb me fytin sikur kam dicka ne te dhe sa her qe percillem me duket sikir me ka ngecur dicka nk kam rb kur ha apo kur pi,me sh prb e kam kur shtrrihem dhimbjae e madhe esht kur rri shtrir me shpin mund te jet refluks??

Dërguar nga Enxhi, më 08 Prill 2019 në 18:36

Pershendetje Enxhi! Po mund te jete refluks por nuk mund te mjekohet me hamendje. Mbase do beje mire te filloje se pari me regjimin ushqimor per antirefluks qe e gjen po ketu te mjeket.al

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Prill 2019 në 15:27

Pershendetje Enxhi! Po mund te jete refluks por nuk mund te mjekohet me hamendje. Mbase do beje mire te filloje se pari me regjimin ushqimor per antirefluks qe e gjen po ketu te mjeket.al

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 15 Prill 2019 në 15:27

pershendetje Dr jam 42 vjeqar qe nje vit kam problem me fyt sikur te mbes diqka ne fyt sekrecion Kam bere 5 vizita te mjeket orl nuk kam pas sukses ne sherimin e tharjes se fytit ne gryke te fytit kam ba edhe gastro te dr Skender Telaku ai tha prej acidi e ki perdori pantoprazol her 20 mg her 40 mg por kjo ngecja nuk me hjeket

Dërguar nga ibrahim Hoti, më 20 Prill 2020 në 15:52

Pershendetje! Persa me tregoni mendoj qe jeni ne rruge te drejte. Ankesa juaj me refluksin lidhet. Por ajo do marri kohe te zhduket. Duhet te vazhdoni mjekimin te kombinuar me regjimin ushqimor. Jo duhan, jo alkol, jo pikante, jo çokollata, jo produkte te yndyrshme ushqimore. Keto jane me kryesoret.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 21 Prill 2020 në 03:24

Pershendetje, ne muajin shkurt me filluan disa dhimbje barku ne pjesen e kolitit dhe rreth kerthizes. Bera eko addominale dhe doli mire, por dhimbjet vazhdonin. Bera analizat e gjakut limfocitet ishin ne vlera te larta nga vlera maksimale, ndersa neutrofilet ne nr te ulet. Bera nje vizite gastro hepatologjike dhe mjeku me dha te beja 2 analiza fece parazit dhe helikobakter pylor( ky i fundit rezultoi negativ). Nga rezultati i analizave del qe kisha parazitin lamblia, vazhdova 1kure me ornisid ( 3kokrra ne 1dite dhe 3te tjera pas 3jave). 2jave pasi kisha perfunduar kuren e 2bej serish analizen dhe me del qe e kisha akoma bakterin doktori me dha dhe nje kure te 3. Sot 3jave e gjysme pas kures une ende kam dhimbje ne pjesen e barkut, ndonjehere edhe ne stomak. Kam vene re qe kam humbje oreksi 10ditet e fundit, keputje dhe ndonjeher marramendje. Ne momentin qe bera analizen e feces bera dhe nje analize gjaku ku serish limfocitet ishin ne nr me te larte dhe neutrofilet ne nr te ulet. A eshte kjo si rezultat i parazitit qe une kam pasur apo duhet te bej ekzaminime te tjera. Faleminderit

Dërguar nga Sara, më 03 Qershor 2020 në 13:30

Pershendetje! Do tju rekomandoja qe te ndiqeshit nga nje mjek infeksionist.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 12 Qershor 2020 në 06:06

Pershendetje,para 8 muajsh bera sonden dhe rezultova me gastrit dhe refluks,stomaku pak i skuqur,mora mjekimin pantoprazol 40,1 here ne dite dhe shurupin gastrotuss per 1 muaj,me vone pata vec shqetesimin e refluksit ,vec djegie ne ezofag dhe ne fyt,mora perseri nje mjekim omeprazol 20,1 here ne dite per gati 4 muaj dhe pak me nderprerje,ne momentin qe le mjekimin me rikthehet prap gjendja tek ezofagu po ne forme me te lehte,tani po pi vetem shurupin por ne momentin qe pi shurupin bie pak tende ne stomak,a duhet te vazhdoj perseri mjekim me omeprazol?theksoj qe nuk kam vjelle asnjehere por kam vetem shqetesim ne ezofag,falemiinderit !

Dërguar nga Nertila, më 11 Qershor 2020 në 15:58

Pershendetje! Mund tju them qe ka raste kur refluksi kerkon nje mjekim me te gjate. Edhe ne rastin tuaj kjo alternative ju jepet qe te vazhdoni disa muaj me Omeprazol. Sigurisht edhe nje regjim antirefluks.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 12 Qershor 2020 në 06:05

Pershendetje Doktoreshe,kam pothuajse te njejtat simptoma si ato qe pershkruhet me siper.Ka momente qe une kur gromesi me krijohet nje leng ne fyt si i trashe dhe dua ta nxjerr,kam dhe nje ndjesi sikur krahu i djathte i fytit eshte si i mpire,gjithashtu edhe pjesa e shpatulles se djathe me dhemb,eshte si dhimje muskulore ose sikur key keputur mish.nuk kam bere ndonje ekzaminim te vecante por mjeku i lagjes me rekomandoi pandoprazol 20 mg.kam pothuajse 5 muaj ne kte gjendje!duhet te ndjek ndonje regjim,apo ndonje ekzaminim,faleminderit

Dërguar nga Arlind Mukaj, më 13 Qershor 2020 në 15:59

Mjekime te gjata me hamendje nuk eshte mire te perdoren pasi medikamentet rregullojne nga njera ane por dhe mund te demtojne.
Si filim duhet te kontrolloni stilin e jetes. Per kete referojuni dietes antirefluks. Se dyti ne vend te Pantoprazol perdorni diçka te lehte si psh Gaviskon. Dhe kryesorja eshte gastroskopia qe konfirmon apo perjashton semundjet e stomakut.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 14 Qershor 2020 në 08:05

Kam 2 muaj qe vuaj nga refluksi nfillim ka fillu dhimbja e gjyksit tani lukthit barkit tash mka shku te fyti si tum nejt diqka po kur ha buk mdoket qe mqetsohet pak po apet fillon kam djegje te fyti skuqje kam qen te orl mka than e ki prej stresit nervozes tu ka ba acid tka shku nfyt i kam ba analizat mkan dal mir po mue mu ka pjek nkry qe kam diqka tkeqe edhe mazi pom bahet tani mjeku mka qit ultop 20mg do pika 25 pika 3 her ndit mka qit edhe vitamina b6 edhe do qetsus se nuk mzake gjumi nfillim kur ja nisa mi perdor mu duk qe mu hek pak po apet tash ka fillu se i kom nal pak terapit tash ja kom nis apet veq ultopin me perdor po spo kq efekt ju lutem 1 kshill

Dërguar nga Armendi, më 14 Qershor 2020 në 05:52

Pershendetje! Keshilla kryesore eshte qe te kushtoni vemendje karshi stilit te jetes dhe regjimit ushqimor. Duhani, kafeina, te yndyrshmet, pikantet, mbipesha, ngrenievne sasi te medha, shtrirje pas ushqimit nuk rekomandohen. Nje vizite gastroenterologu dhe gastroskopi perbejne sens ne rastin tuaj. Mjekimin duhet tjua japi mjeku gastroenterolog.

Përgjigje nga Dr. Shk. Albana Duni, më 14 Qershor 2020 në 08:11

Regjistrimi i mjekut

×
* Ky funksion është i nevojshëm vetëm për mjekët e regjistruar në website.