Refluksi Gastroezofageal tek fëmijet dhe adoleshentët
Çfarë është refluksi gastro-ezofageal?
Refluksi gastroezofageal ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë ose pas ushqyerjes. Ezofagu është tubi i ushqimit që lidh gojën me stomakun. Muskujt rrethore në fund të ezofagut hapen dhe mbyllen për të lejuar ushqimin të kalojë në stomak. Këta muskuj rrethues luajnë rolin e valvulës në hyrje të stomakut dhe quhen Sfinkteri i Poshtëm Cardio-Ezofagela(SPCE-ja).
Refluksi mund të ndodhi kur SPCE-ja hapet dhe lejon përmbajtjet acide të stomakut të kthehen lart në ezofag. Refluksi gastro-ezofageal zakonisht fillon qysh në fëmijëri por vetëm një numër i vogël prej fëmijëve vazhdojnë të kenë refluks kur rriten.
Cilat janë shenjat simptomat e refluksit gastro-ezofageal?
Shumica e fëmijëve dhe të rriturve kanë pak refluks zakonisht i cili nuk vihet re. Kur përmbajtjet e kthyera në ezofag rikthehen menjëherë në stomak ato nuk e dëmtojnë ezofagun. Por në disa raste këto përmbajtje acide qëndrojnë ne ezofag dhe fillojnë te dëmtojnë mukozën e tij. Kur përmbajtjet e stomakut të kthyera në ezofag kalojnë në goje ose hyjnë në rrugët e frymëmarrjes fëmijët dhe të rriturit fillojnë të kenë zë të ngjirur ose kolle kronike .
Shenja te tjera përfshin:
- pneumoni dhe bronkite të shpeshta (për shkak të aspirit të lëngjeve të stomakut në rrugët e frymëmarrjes)
- vështirësi në frymëmarrje
- vështirësi ose dhimbje në gëlltitje
- të vjella
- dhimbje fyti
- humbje në peshë
- djegie kraharori (me e shprehur tek të rriturit)
- Ndjenja e lëmshit ose te halës në fyt
Si diagnostikohet refluksi gastro-ezofageal?
Ju duhet të konsultoni mjekun gastroenterolog, i cili është i specializuar në trajtimin e sëmundjeve të traktit tretës. Doktori do t'ju pyesë me imtësi për shenjat, do t'ju bej një ekzaminim të imtësishëm fizik dhe do t'ju rekomandoje ekzaminime qe vendosin përfundimisht diagnozën e refluksit gastro-ezofageal.
Testet me te shpeshta për të diagnostikuar refluksin G-E janë:
*Skopi me kontrast e stomakut. Ku me ane te rrezeve X mund te shihen dëmtimet dhe funksioni i sfinkterit të poshtëm cardio-ezofageal(SPCE), stomakut ose te zorrëve. Për të bërë këtë ekzaminim fillimisht ju do të pini një lëng në ngjyre të bardhë që quhet barium kontrast i cili ndihmon në marrjen e imazheve nën rrezet X.(rontgen)
Doktori nuk mund te vendosi diagnozën vetëm nëpërmjet skopisë me kontrast por kjo e fundit ndihmon në përjashtimin e problemeve të tjera serioze që japin të njëjtat probleme si refluksi.
* Endoskopia (gastroskopia). Përpara kësaj procedure pacientit i bëhet një sedativ (gjumëdhënës venoz). Pastaj nëpërmjet një tubi të hollë fleksibel i cili kalon nëpërmjet gojës, vazhdon në ezofag , hyn në stomak dhe në fillimin e zorrës së hollë në duoden(zorrën dymbëdhjetë gishtore). Në majën e tij ai ka një kamer dhe një dritë. Gjithashtu në brendësi të tij ai ka një kanal ku mund të kalojnë mjete të tjera ndihmëse për mjekun gjatë ekzaminimit si p.sh.: forceps biopsie, lak për të nxjerr trupat e huaj etj.
Me ane të këtij ekzaminimi doktori mund të vlerësojë imtësisht mukozën e ezofagut, stomakut dhe duodenit .Gjithashtu gjatë ekzaminimit doktori mund të marrë disa qeliza për ekzaminim të mëtejshëm (biopsi).Duke ekzaminuar këto qeliza me mikroskop i vijnë në ndihme doktorit për të parë dëmtimet që ka shkaktuar kthimi i lëngjeve gastrike dhe të përjashtojë problemet serioze.
* Ph-metria ezofagut. Një tel i hollë me sensor acid në majë të tij futet nëpërmjet hundës deri në pjesën e poshtme të ezofagut. Ky tel tregon praninë dhe mat sasinë e lëngut acid të stomakut të kthyer ne ezofag. Gjithashtu tregon praninë e acidit në ezofag kur fëmija është duke qarë, kollitet apo kur përkulet nga mbrapa.
Ju duhet te flisni me mjekun pediatër kur situatat e mëposhtme ndodhin:
- Kur rritet numri i të vjellave ose vazhdojnë të vjellat e forta.
- të vjellat me ngjyrë të verdhë ose jeshile ose që kanë pamjen e llumit të kafesë ose gjakut.
- vështirësi në frymëmarrje pas të vjellave ose regurgitimeve (kthimi i ushqimeve tek fëmijët në gojë në sasi të pakta)
- dhimbje qe kane lidhje me ushqyerjen
- refuzim i ushqimit qe rezulton me humbje ne peshe ose rritje e paket e peshës
- vështirësi dhe dhimbje në gëlltitje
Cili është trajtimi i refluksit gastro-ezofageal?
Trajtimi i refluksit është në varësi të shenjave që fëmijët dhe të rriturit kanë. Qëllimi kryesor i trajtimit medikamentoz i refluksit është ulje e aciditetit të lëngjeve të stomakut.
Përveç medikamenteve e rëndësishme është të ndiqen dhe disa këshilla praktike si p.sh. tek fëmijët prindërit duhet të kenë parasysh:
- fëmija të ushqehet shpesh dhe sasi të pakta ushqimi.
- shmangia e ushqyerjes së fëmijët 2-3 ore para gjumit.
- Ngritje e kokës se krevatit disa centimetra më lart në mënyra që koka dhe qafa e fëmijës të jetë me lart se pjesa tjetër e trupit. Shtimi i disa jastëkëve nuk e zgjidh problemin.
- Shmangia e lëngjeve me gaz ,çokollatave dhe lëngjeve që përmbajnë shumë acid si p.sh lëngu portokallit.
Dieta për Ezofagitet nga Refluksi
- Ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit.
- Ndalohet përdorimi i çamçakëzëve dhe i karameleve me mente
- Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit dhe shmangni darkat e vona.
- Shmangni veshjen e rrobave të ngushta dhe përkuljet mbas ushqyerjes.
- Hani pak dhe shpesh
- Humbni ne peshe ne qofte se jeni mbi peshe.
- Kokën e krevatit ku flini duhet ta mbani disa centimetra me te ngritur.
- Ushqimet e mëposhtme rëndojnë refluksin ndaj duhen të shmangen;
- Ushqimet e yndyrshme
- Pikantet dhe mente
- Çokolatat
- Fastfoodet
- Ushqimet e mëposhtme irritojnë ezofagun e inflamuar dhe duhet të shmangen ose limitohen.:
- a) qitrot fruta dhe lëngje, agrumet (Portokalli, limona, mandarina, ananas)
- b) Kafeja (normale dhe e dekafeinuar)
- c) Çaji
- Ushqimet me pikante dhe me acide mund te jene te pa tolerueshme për disa paciente.
Ne qofte se medikamentet dhe këshillat në dietë nuk e përmirësojnë situatën atëherë rekomandohet kirurgjia, edhe pse tek fëmijët është shumë rralle.
Ne qofte se tek te rriturit kirurgjia është e rekomanduar kryhet fundoplikacion, ku pjesa e sipërme e stomakut rrotullohet rreth sfinkterit të poshtëm cardio-ezofageal(SPCE-se.) Kjo ndërhyrje shton presionin ne SPCE dhe redukton kthimin e lëngjeve acide.
Titulli | Derguar nga | Data e publikimit | |
---|---|---|---|
• | Hemorroidet (majaselli ) - Diagnoza dhe trajtimi. | Dr. Viktor QERESHNIKU | 02/05/2013 |
• | Refluksi Gastro-Ezofageal | Dr. Shk. Albana Duni | 06/10/2012 |
• | Tumoret malinje dhe beninje te stomakut | Dr. Shk. Albana Duni | 13/10/2012 |
• | Kanceri i pankreasit | Altin CEKODHIMA | 24/11/2013 |
• | Hemorroidet | Altin CEKODHIMA | 12/02/2012 |
• | Guret e temthit. | Dr. Rozana Aleksi | 27/08/2012 |
• | Dhjamosja e thjeshte e melcise | Dr. Shk. Albana Duni | 09/06/2013 |
• | Melcia e dhjamosur | Altin CEKODHIMA | 25/12/2012 |
• | Echo-Endoskopi EUS | Altin CEKODHIMA | 24/01/2012 |