Herpes Gjenital (Pjesa e parë)
Herpes gjenital shkaktohet së pari nga virusi Herpes Simplex i tipit 2 (HSV2) por në disa raste mund të shkaktohet dhe nga tipi HSV 1 (me ane të kontaktit orogenital).
Pavarësisht tipit, karakteristikat për të dy tipat mbetën të padallueshme nga njëra tjetra. Transmetimi i këtij virusi Është vetëm nëpërmjet njeriut, nuk ka ndërmjetës apo vektor në transmetim. Herpesi gjenital përfshin të dy gjinitë, por femrat kane komplikacione më të shumta. Pothuaj 30 % e adulteve janë të prekur nga ky virus dhe 60-70% e tyre mbetën mbartës asimptomatik.
Shkaqet
Sikur u përmend me lart, virusi HSV tip 2 është shkaktari i herpesit gjenital, në shumicën e rasteve ndërsa tipi 1 ndodh vetëm në raste të kontaktit orogential. Transmetimi i këtij infeksioni ndodh në këto rrugë:
- Seksualisht i transmetueshëm
- Homoseksualiteti
- Infeksioni i kryqëzuar i tipave 1 dhe 2 gjatë kontaktit oro gjenital.
- Infeksionit Neonatal si rezultat i kontaktit me sekrecionet vagjinale të nënës së infektuar gjatë lindjes me rrugë vagjinale.
- Mund te transmetohet nëpërmjet duarve në punonjësit e shëndetësisë, gjatë kontaktit gisht- gjenital nëse nuk përdoren doreza.
- Infektimi i fëmijëve me HSV tip2 është tregues i abuzimit seksual me ta.
Simptomat
Periudha e inkubacion është 3-7 ditë përpara shfaqjes së simptomave konstitucionale:
- Ethe që mund të arrijnë 39 – dhe të bjerë pas 3-5 ditësh
- Dhimbje trupore
- Dhimbje koke
- Humbje të oreksit
- Rënie në peshë
- Apati
- Shpërthimi i menjëhershëm e ankesave
Simptomat e sëmundjes:
- Djegie apo ndjenjë pickimi para se të duken dëmtimet heraptike
- Vezikula përreth vaginës, vulves ose qafës së mitres të cilat mund të përparojnë me pas me formim te ulçeracioneve.
- Ulcera apo plage gjenitale në penis, me të shprehura në glans penis dhe lëkuren dhe trupin penil. Këto plage janë të dhimbshme dhe djegin per nje periudh kohe 2-3 javesg nëse lihen pa mjekuar.
- Vezikula në prepucium dhe ne scrotum.
- Dhimbje dhe vështirësi në urinim në të dy sekset.
- Rrjedhje nga vagina (F) dhe uretra (F&M).
- Përfshirje të zonave peranale dhe të rectumit në personat që kanë marrëdhënie anale.
Pasi infeksioni akut bie pothuaj pas 2 javësh, virusi mbetet latent apo në gjendje joaktive dhe mund të behet aktiv në stade të mëvonshme. Riaktivizimi i virusit çon në rekurencen e simptomave. Kjo rekurence mund të shkaktohet nga:
- Ekspozimi në dritën e diellit (rrezatimi ultraviolet)
- Ethe
- Infeksione akute p.sh gripi i zakonshme, infeksione te aparatit respirator , etj.
- Stres emocional
- Ndryshime hormonal gjate shtatzënisë apo ciklit menstrual.
- Trauma të vogla
- Sëmundje sistematike të cilat ulin imunitetin p.sh AIDS apo kancer etj.
- Përdormi i medikamenteve të tilla sikur kortizoniket që ulin imunitetin.
Ju falenderoj per informacionin e zgjeruar qe jepni ne lidhje me kete lloj SST-je. A mund te di se cila eshte analiza e duhur per kete lloj SST-je? ku te drejtohem per kete sherbim? Ju falenderoj paraprakisht
Dërguar nga Albana Vani, më 27 Janar 2012 në 03:20
Miredita ! Jane 3 menyra per te bere nje diagnostifikim te herpesit genital :
se pari eshte kultura e HSVs , me sensibilitet rreth 70 % ,por qe varet nga tipi shkaktues , nga saktesia ne marrje dhe nga koha ne lidhje me shfaqjen e semundjes. Vonon 7 dite ( nuk perdoret ne shqiperi )
se dyti : serologjia (nepermjet gjakut ) kerkohen antitrupat te klases IgG dhe me pak ato IgM per tipat specifik (1 apo 2 ) . Rezultati del brenda dites dhe behet ne cdo laborator tek ne .
e treta : PCR qe eshte nje reaxion molekular qe ben te mundur dallimin e tipit 1 nga 2 . Behet ne vendin tone por eshte e kushtueshme dhe do mbi 1 dite per te marre rezultatin ne varesi te laboratorit.
Megjithate ju mund te diskutoni me mjekun tuaj gjinekolog per te zgjedhur egzaminimin me te pershtatshem per ju .
Dërguar nga kozeta mustafaraj, më 30 Janar 2012 në 03:10