Sindroma e konfliktit / Tendiniti i Manshetes Rotatore (Pjesa e dytë)
Simptomat
Dhimbje nga mansheta rrotatore zakonisht shkakton ënjtje lokale dhe ndjeshmeri në frontin e shpatullës. Ju mund të keni dhimbje dhe ngurtësim, kur ngrini krahun. Mund të keni edhe dhimbje kur krahu ulet nga një pozicion i ngritur.
Ne fillim simptomat mund te jene te lehta. Pacientët shpesh nuk kërkojnë trajtim në një fazë të hershme. Këto simptoma mund të përfshijnë:
- Dhimbje të vogla që jane te pranishme edhe me aktivitetin dhe në pushim.
- Dhimbje qe perhapet nga pjesa e përparme e shpatulles anash krahut
- Dhimbje e papritur me ngritjen dhe rritjen e lëvizjeve
- Atletët në sport mund të kenë dhimbje kur hedhin ose shërbyejne një top tenisi
Kur problemi përparon, simptomat rriten:
- Dhimbje gjatë natës
- Humbja e fuqisë dhe lëvizjes
- Vështirësi ne veprimtari te tilla qe kerkojne vendosjen e krahut prapa shpinës.
Nëse dhimbja shfaqet papritmas, supi mund te jete mjaft i ndjeshem. Te gjithe levizjet mund te jene te limituara dhe te dhimbshme.
Ekzaminimi i Doktorit
Historia mjekesore dhe ekzaminimi fizik

Mjeku do të testojë shkallen e levizjes duke ju bere juve te lëvizni krahun tuaj në drejtime të ndryshme. Pas diskutimit per simptomet tuaja dhe historinse mjekësore, mjeku do të ekzaminoje shpatullën tuaj. Mjeku do të kontrollojë për të parë nëse ajo është e ndjeshme në ndonje zonë ose nëse ka ndonje deformim. Për të matur shkallen e levizjes së supit tuaj, mjeku do tju kerkoje të lëvizini krahun tuaj në disa drejtime të ndryshme. Mjeku gjithashtu do të testojë fuqinë tuaj te supit..
Mjeku do të kontrollojë dhe për probleme të tjera te shpatullës tuaj. Mjeku mund të ekzaminoje qafën tuaj për tu siguruar se dhimbja nuk vjen nga një "shtypje e nervit-hernie diskale cervikale", dhe për të perjashtuar ndonje artrit.
Historia mjekesore dhe ekzaminimi
Teste të tjera të cilat mund të ndihmojnë mjekun tuaj të konfirmuar diagnozën tuaj përfshijnë:
![]() |
![]() |
Pamje normale" outlet". | Ne pamjen "outlet" evidentohet nje grep i madh qe ferkon mansheten rrotatore. |
Radiografia: Radiografia nuk tregon per ndet e buta te supit tuaj si manshet rrotator por tregon vetem per kockat, ndaj nje pacient me dhimbje nga mansheta rrotatore mund te kete nje radiografi normale. Ne pamje te vecanta mund te tregoje nje formacion si grep ne buzen anteriore te akromionit.
Rezonanca magnetike (MRI) dhe Ultrasonografia. Keto ekzaminime imazherike na tregojne pamje te mira per indet e buta si mansheta rrotatore. Ato mund të tregojnë fluidin ose inflamacionin në Bursa dhe manshet rrotatore. Në disa raste, mund te evidentohet dhe grisja e pjeshme e manshetes rrotatore.
faqe 1 2 3
Pershendetje,
Para disa muajsh tek sa po shtrengoja nje vide me kacavide,ne pjsen e siperme te krahut nga mbrrapa ndjeva therje e cila per pak dit me krijoji shume veshtiresi ne levizjen e krahut,me kalimin e diteve dhimbja u qetesua ,por qe atehere here pas here dhimbja rikthehet dhe qarkullon ne ojesen e shpatulles nga supi dhe pjese te tjera.Nuk kam bere vizite akoma tek mjeku me mendimin se eshte dicka e vogel dhe kalimtare ,por ndonese ka dite qe dhimbja qetesohet dhe pastaj rikthehet perseri.Doja nje keshille nga ana juaj dhe cila mund te jete simptoma e perafert,
Faleminderit
Dërguar nga Xhevahiri, më 12 Dhjetor 2014 në 05:34
Gruas time pa pritmas i filloi ne sup nje dhimbje e fort e pa durushme. Ne fakt dhimbje te lehta i kan filluar qysh ne janar te ketij viti por i kan kaluar. Megjith paraqitjen tek mjeku ortoped i cili pasi e vizitoi ne spitalin ushtarak i dha ilace per qetesim dhe kurim ka 2dit qe dhimbjen e ka pa ndrprerje te forte.Ju lutemi na sygjeroni se cduhet te bejm qe ajo te mos vuaj keshtu.
Dërguar nga Bujar skudrina, më 24 Qershor 2015 në 07:51