SHTATEZANIA E ZGJATUR (POSTTERM) (Pjesa e parë)
Perkufizimi
Shtatezani e zgjatur ose postterm, perkufizohet si shtatezani qe zgjat mbi 42 jave ose 294 dite, duke u nisur nga dita e pare e ciklit te fundit tek nje grua qe ka nje cikel menstrual te rregullt.
Kur kemi dite te pare te menseve te fundit te pasigurta, te crregullta, nje grua qe perdor kontraceptiv oral ose qe ka hemoragji ne tremujorin e pare te shtatezanise duhet marre ne konsiderate jo vetem dita e pare e ciklit, por edhe rregullariteti dhe zgjatja e ciklit, si dhe nje vleresim ekografik. Vleresimi ekografik ne tremujorin e pare duke vleresuar CRL varion 3-5 dite gabim te moshes se shtatezanise, nga java 12-20 varion 7-10 dite, nga java 20-30 varion 2 jave dhe mbi 30 jave varion 3 jave. Dmth sa me heret qe te behet nje vleresim ekografik me i vogel eshte gabimi ne vleresimin e perfundimit te nje shtatezanie.
Incidenca
Incidenca varion ne baze te karakteristikave te popullates dhe praktikes se menaxhimit lokal. Incidenca varion 7-12% te te gjithe shtatezanive. Rreth 4% e te gjithe shtatezanive kalojne pertej 43 javeve.
Studimet tregojne se nje BMI>25 per shtatezanet dhe nuliparet shoqerohet me nje rritje ne menyre sinjifikative me shtatezani te zgjatur.
Risku rritet me 10-27% kur lindja e pare eshte postterm dhe me 39% kur ka 2 lindje te njepasnjeshme postterm.
Risku rritet 2-3 here tek nje grua qe mamaja e saj ka patur nje shtatezani postterm. Faktoret genetik maternal dhe jopaternal influencojne ne shtatezanine postterm.
Faktoret e riskut
Faktoret qe rritin riskun per nje shtatezani te zgjatur jane:
- Obeziteti (faktor i modifikueshem me diete, aktivitet fizik dhe medikamente)
- Primipariteti
- Shtatezani posterm e meparshme
- Seksi mashkull i fetusit
- Faktoret genetik (ndikojne rreth 30% faktoret genetik maternal dhe jo ata paternal)
- Faktoret hormonal (deficit i sulfatazes placentare, crregullim i rralle recesiv i lidhur me kromozonin X)
Patogeneza
Patogeneza e shtatezanise posterm eshte e panjohur ne menyre te plote. Lindja perfshin 3 mekanizma nderveprimi: hormonal, mekanik dhe procese inflamatore (placenta, nena dhe fetusi qe luan nje rol vital). Prodhimi placentar i CRH (hormoni clirues i peptideve kortikotrope) lidhet direkt me kohezgjatjen e shtatezanise. Sinteza e CRH rritet ne menyre eksponenciale ne kohen e shtatezanise dhe arrin pikun ne kohen e lindjes.
Ne shtatezanine postterm kemi ndryshime ne mekanizmat biologjik qe rregullojne zgjatjen e shtatezanise. Kjo lidhet me nje predispozicion genetik ne genet e CRH. Eshte e mundshme qe dhe fenotipi maternal te ndryshoje pergjigjen e indeve maternale ndaj stimujve hormonal te zakonshem si psh ne obezitet.
CRH ndikon ne stimulimin direkt fetal ne prodhimin e adrenal te DHEAs qe sherben si prekusor per sintezen e estradiolit placentar. Ulet sinteza e estradiolit dhe rritet sinteze e progresteronit e cili frenon kontraksionet uterine dhe con ne nje zgjatje te shtatezanise.
Shkaqet
- Vleresim jokorrekt i ciklit mestrual, me i shpeshti
- Obeziteti amtar
- Shtatezani e meparshme postetrm
- Anomali ne sistemin nervor central amtar
- Insuficience placentare per enzimen sulfataze
- Anencefalia (malformacion i kafkes fetale)