Ngirja (krioprezervimi) i embrioneve
Çfarë është krioprezervimi i embrioneve?
Me kriprezervim do të kuptojmë ruajtjen (prezervimin) e embrioneve që formohen gjatë procesit të fertilizimit in vitro në temperature shumë të ulëta (krio). Krioprezervimi i është një alternativë që ka rritur akoma më shumë shanset e suksesit për shtatzani pas një cikli të vetëm IVF. Bebja e parë e lindur pasi ka qenë e ngrirë si embrion ka lindur në vitin 1984.
Ruajta në ngrirje mund të kryhet përmes ngrirjes së ngadaltë ose asaj të shpejtë.
Si kryhet krioprezervimi i ngadaltë?
Embrionet me cilësi të mirë dhe që nuk përdoren gjatë procedurës së IVF mund të krioprezervohen të ngrihen, konservohen) dhe të përdoren në një moment të dytë nqs cifti dëshiron. Këto embrione përzihen me mediume speciale të quajtura krioprecipitantë. Së bashku me mediumin embrionet vendosen në tuba specialë të cilët nga ana e tyre ruhen në brendësi të një makine të quajtur freezer.
Kjo makinë është e programuar në mënyrë kompjuterike për të ulur ngadalë temperaturën me një shpejtësi uljeje prej 0.3 gradë deri në një temperaturë prej 79 gradë nën zero. Pas kësaj, tubat ruhen në një kontenitor që përmban azot të lëngët (nitrogjen) në temperaturë minus 196 gradë Celcius.
Sa gjatë mund të ruhen embrionet e ngrira?
Për sa kohë që ato ruhen në azot të lëngët në – 196 gradë Celcius, embrionet do të jetë të gjalla. I vetmi dëmtim teorik është humbja që shkaktohet nga kristalizimi i akullit. Shtete të ndryshme kanë ligje të ndryshme që rregullojnë kohën gjatë së cilës embrionet mund të ruhen të ngrira.
Cilat janë avantazhet e ngrirjes së embrioneve?
Avantazhet e nrirjes (krioprezervimit) të embrioneve janë si më poshtë:
- Mundëson maksimalizimin e shanseve të shtatzanisë brenda të njëjtës procedurë IVF dhe shmang “flakjen” e embrioneve normale, të gjalla por që kanë "tepruar".
- Në rastet me hiperstimulim ovarian, transferta e embrioneve mund të anulohet; embrionet të ngrihen dhe të transferohen më vonë kur hiperstimulimi të jetë kaluar.
- Në rastet kur endometriumi nuk duket i përshtatshëm për implantim, embrionet mund të ngrihen dhe të transferohen më vonë kur endometriumi të jetë më i përshtatshëm për implantim.
- Në rastet me kancer, embrionet mund të ngrihen përpara kimioterapisë apo radioterapisë dhe të transferohen në një moment të dytë remisioni.
Sa është përqindja e mbijetesës së embrioneve pas ngrirjes dhe shkrirjes?
Një një qendër moderne Fertilizimi In Vitro, kemi gjithnjë një përqindje mbijetese që arrin në 75-80%. Humbja prej 20% i detyrohet procesit të ngrirjes dhe shkrirjes, të cilët përbëjnë një stress fizik të cilin jo të gjithë embrionet e kalojnë. Në qendra modeste, kjo humbje është shumë më e lartë.
Cila është procedura e transferimit të embrioneve të ngrira?
Embrionet e ngrira, pasi shkrihen, mund të transferohen në një cikël natyral ose në një cikël me stimuli. Që të dyja metodat kanë shanse të njëjta suksesi.
Vitrifikimi (ngrirja e shpejtë)
Vitrifikimi është një procedurë ngrirje ultra e shpejtë. Vitrifikimi është solidifikimi i solucionit në një gjendje akulli “të qelqtë”. Vitrifikimi i ujit brenda qelizave mund të arrihet përmes rritjes së shpejtësisë së ngrirjes. Përdorimi i përqëndrimeve të larta të krioprecipitantit ndihmon në arritjen e një viskoziteti shumë të lartë gjatë ftohjes. Vitrifikimi është një teknikë që përdoret gjithnjë e më shumë se sa ngrirja e ngadaltë.
Kur mund të ngrihen embrionet?
Embrionet mund të ngrihen në stadin kur janë 2 deri në 8 qeliza, si edhe në stadin e blastokistit (dita 5 e jetës). Qëllimi kryesor është ruajtja e mundësive të tjera shtesë për shtatzani në një cikël IVF.