Dërguar nga:

Endometrioza

Endometrioza eshte nje çrregulllim i dhimbshem ku indet te cilat normalisht ndodhen brenda ne miter (endometer) rriten jashte mitres. Me shpesh prek vezoret, zorret dhe indet pelvike (pjesa me e poshtme e brendesise se barkut). Rralle indet mund te shperndahen edhe jashte ketij regjioni.

Gjate zhvillimit te semundjes indet endomtriale vazhdojne te sillen sikur normalisht ne miter, pra fillimisht ato rriten, trashen, dhe me pas copezohen ne gjakosin gjate cdo cikli mentrual.dhe duke qene se nuk kane ku te dalin jashte trupit, ato grumbulllohen ne organin ku jane implantuar. Indet strehuese irritohen , zhvillojne adherenca apo ngjithje duke ngjitur me organet bashke. E gjithe kjo shkakton dhimbje, deri ne te forta,sidomos gjate mentruacioneve.

Simptomat dhe shenjat:
  • Menstruacione te dhimbshme (dysmenorrhea), dhimbjet pelvike dhe krampet mund te nisin para ardhjes e te zgjatin disa dite gjate gjate ciklit.
  • Dhimbje gjate marrdhenieve apo dhe pas tyre.
  • Dhimbje gjate levizjeve te zorreve apo gjate urinimit, me te shrehura gjate ciklit mentrual
  • Hemoragji e shtuar gjate ciklit ose hemoragji midis dy cikleve.
  • Infertilitet
  • Simptoma te tjera lodhje, diare, kontipacion, fryrje te barkut, te perzjera, sidomos gjate ciklit.
Shkaqet

Endometrioza zhvillohet kur nje apo me shume zona te vogla te veshjes abdominale kthehen inde endomtrial. Nje gje e tille eshte me teper e mundur kur keto qeliza rrjedhin nga qeliza embrionike me aftesi per te marre strukturene dhe funksionin e qelizave endomtriale. Por, cka e aktivizon kete aftesi nuk dihet akoma. Nje nga shpjegimet e semundjes mbetet mentruacioni retrograd (mbrapsht) gjate te ciliti gjaku mendtrual qe permban qeliza endomtriale rrjedh mbrapsht nepermjet tubave te fallopit dhe shprehapen ne hapesiren pelvike dhe me tej.

Faktoret e riskut
  • nje apo me shume te afert te semure (nena, teze, motra)
  • cikle menstrual me te shkurter se 27 dite, me zgjatje te periodave mbi 8 dite
  • gjendje mjekesore qe pengojne rrjedhjen normale te fluksit mentrual
  • infeksione pelvike te kaluara

Endometrioza zhvillohet disa vite pas ardhjes se ciklit mentrual (menarke),qetesohet perkohesisht gjate shtatezanise dhe qetesohet me vendosjene menopauzes.

Komplikacionet

Qe te ndodhi shtatazania duhet nje qelize veze e cliruar nga vezorja, te pershkruaj tubin e fallopit te asaj ane, te fertilizohet nga nje spermatozoid, te shkoj dhe te vendoset ne murin e mitres.Endomtrioza me reaksionet indore mund te mbylli tubat e fallopit, apo te demtoj pjesen fundore te tyre (fimbriet) duke penguar bashkimin e qelizes veze me spermatozoidin, cka do te demtoje fertilitetin.Afersisht nje e treta deri gjysmat e grave me endometrioz kane veshtiresi per te mbetur shtatezane.

Ne grate e diagnostikuara me endomtrioz, vihet re nej rritje e hasshemerise se disa tipave te rralle cancerit te vezores.

DIAGNOZA

Egzaminimi pelvik: gjate ketij egzaminimi kerkohen anomali pelvike sikur prania e kisteve, ngjtitje te oganeve perreth mitres .por shpesh eshte e veshtire te gjenden demtime sidomos kur preken zona te vogla.

Ekografia me rruge transabdominale apo tranvaginale tregojne pranin e cisteve endometriotik

Te dhenat laboratorike: gjak komplet per ta diferncuar nga infeksione pelvike, markuesi CA125 me sensibilitet te ulet, markuesi CCR1 mRNA me sensibiletet me te larte.

Rezonanca magnetike percakton me mire permasat, shtrirejen dhe ndihon ne vendosjen e strategjise trajtuese.

Laparoskopi eshte e vetmja menyre per te sigururar pranine e endomtriozes, shtrirjen e saj dhe mjekimin e saj.

TRAJTIMI

Pergjithesisht, rekomandohet se pare mjekimi konservativ,dhe me pas ai kirurgjikal. Por gjithcka varet nga graviteti i semudjes, shenjat, dhe deshires per te patur femije.

Per trajtimin e shimbjeve mund te perdoret ibuprofen si dhe cdo anti-inflamator josteroid

Terapia hormonale

Marrja e hormoneve shtese eshte efektive ne reduktimin apo heqjen e dhimbjeve

Kontraceptivet. (oral kontrollues te lindjeve, patch, apo unaza vaginale) kontrollojne ndryshimet endomtriale mujore, cka redukton dhe dhimbjet ne format e lehta dhe te mesme.

Gonadotropin-releasing hormone (Gn-RH) agonists and antagonists.

Keto medikamente bllokojne prodhimin e hormoneve stimules vezorial, ulin nivelin e estrogjenit, cka con ne zvogelim te implanateve endometrial, dhe remision te semundjse gjate kohes se perdorimit.Keto medikamte shkaktojne nje gjendje menopauze te parakoheshme ndaj shpesh here japin efekte anesore si afshe nxehtesie, tharje vaginale, ndryshime ne sjellje.

Danazol. bllokon prodhimin e hormoneve ovarial duke ndaluar mentruacionin, lehtesuar simptomat e edomtriozes. Gjithsesi danazoli nuk eshte zgjedhje e pare per shkak te efeketeve anesore sikur akne, dhe rritje te qimeve ne fytyre.

Medroxyprogesterone (Depo-Provera) eshte ne forme injeksionesh, japin ndalim te mendtruacioneve ,dhe pengojne rritje te implanteve endomtrial por kane efekte anesore sikur shtimi ne peshe, ulje te prodhimit kockor dhe gjendje depresive.

Frenues te aromatazes. perdorimi i kesaj klase medikamentesh ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve te lidhura me endomtriozen. Efekti i ketyre realizohet nepermjet bllokimit te konvertimit te androstenedionit dhe testosteronit ne estrogjen, duke bllokuar dhe prodhimin e estrogjenit nga implantet endometrial.Per ulur efektin e ketyre ne humbjen kockore dhe folikulin, keto medikamente duhen mare ne kombinim me agonsit GnRH ose kontraceptiv estrogjen-progestativ.

Trajtimi hormonal nuk eshte i perhershem pasi mund te ndodhi rikthim i simptomave pas ndalimit te perdorimit te tyre!

Trajtimi kirurgjikal

Mund te jete trajtim konservativ qe synon ne heqjen e vatrave te endomtriozes, kisteve endomtriotike, apo heqjen e adherencave te brendshme nepermjet laparoskopise apo kirurgjise se hapur, duke ruajtur teresine e aparatit riprodhues.

Ne format e renda te endometriozes nevojitet te behet histerekotomi totale bashke me heqjen e vezoreve.

Per nje grua qe vuan nga endomtrioza eshte e rendesishme te gjej nje mjek me te cilin ajo te gjendet mire dhe e lirshme, por ne te njejtin kohe eshte e domosdoshme te marret nje opinion i dyte para nisjes se cdo menyre mjekimi. Nese dhimbja persisiton mund te behen banja me uje te ngrohte te cilat japin relaksim te muskujtve pelvike dhe reduktim te krampeve. Lehtesim te dhimbjeve japin edhe seancat e accupunktures.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 3681 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Komente nga lexuesit

flm shume per kete iformacion

Dërguar nga aida, më 04 Tetor 2013 në 15:06

e bukur si informacion po dua te di nese behet histerectomi totale a ka ndonje mundesi per te pasur problemne te tjera jo nga heqja e organeve po nga endometrioza

Dërguar nga sofije kryeziu, më 18 Dhjetor 2013 në 11:36

Semundja eshte shume e rralle, ndoshta edhe sepse eshte shume e veshtire te diagnostikohet. Une kam vuajtur per disa vjet nga endometrioza (vatra ishte prane cikatrices se operacionit per lindjen e femijes), dhimbjet i kisha shume te medha, sidomos para dhe gjate ciklit, kisha nje fryrje, nje si tip gjendrre ne njeren ane te cikatrices, qe sa vintee zmadhohej dhe asnje mjek nuk dyshoi se ishte endometrioze, megjithese bera ekzaminime pa fund... Me dukej sikur askush nuk e besonte se kisha aq shume dhimbje, shumica mendonin se ishte thjesht nje gjenderr dhjamore...

Dërguar nga Blerta, më 11 Dhjetor 2014 në 03:49

Miredita Sofie ! Heqja e mitres nuk do te thote zhdukje te problemeve.Pergjithesisht endometrioza shoqerohet me vatra te vogla fokale ,te shperhapuar rastesisht ne hapesiren e barkut , dhe me kalimin e kohes japin shqetesime te ndryshme , sikur : adherenca te organeve me dhimbje ciklike , ndryshime ne daljen jashte apo ne urinim , ne varesi te vendeve te prekura .Ne pergjithesi , shqetesimet e mbetura varen nga grada e endometriozes , dhe nga organi i prekur

Dërguar nga kozeta, më 17 Dhjetor 2014 në 09:21

Une kam nje endometrioz. Nese mbes shtatezen a do te kem ndonje problem meqense planifikoj te kem edhe nje femi.

Dërguar nga aida, më 04 Janar 2015 në 14:37

Blerta si e zgjidhe ti problemin tend pasi un kam te njejtin problem si tendin? Ne cepin e plages se operacionit kam vater endometrioze. Do ta heq me operacion dhe shpresoj mos te me perseritet me. Do te isha mirnjohese te me tregoje se si ke vepruar ti dhe a ke probleme tani. Faleminderit

Dërguar nga Eralda, më 02 Shkurt 2015 në 12:35

Mirmrama..deshta te them qe kam ber 3 aparacione..mire po un fryrje barkut ende kam dhe dhimbje te forta qe nuk mund te marr frym nga kjo smundje shum veshtir e kam dhe te bej gjum te qet sepse qdo koh i kam dhimbjet shum

Dërguar nga Qendresa , më 18 Gusht 2016 në 14:28

Mbrema Qendresa ! Endometrioza eshte semundje kronike , qe jep shume shqetesime tek grate qe e vuajne . Nepermjet operaconit ti heq vetem vatrat e dukshme dhe te medha , por nderkohe qe ka vatra te vogla qe nuk mund te hiqen krejtesisht , prandaj dhe shqetesimet vazhdojne . Shpesh here eshte e nevojshme qe operacioni te pasohet me marrjen e medikamenteve per nje kohe shume te gjate , me vite , ne menyre te tille qe te permiresohet sado pak jetesa . Gjithashtu duhet te rregulloni dhe menyren e jeteses, ushyerjen , dhe aktivitetin fizik .Te gjitha se bashku mund te kene nje efetk zbutes te gjendjes suaj .

Përgjigje nga Kozeta Mustafaraj, më 27 Tetor 2016 në 15:00

kam 7 muaj qe kambere histerektomi totale se jam diagnostikuar me endometrioze. Mund te perseritet endometrioza se me kam perseri dhimbje ,te njejta si para operacionit. Jam ne moshen 50 vjecare.Jam operuar jashte vendit. Te lutem me tregoni se cduhet te bej.Flm!

Dërguar nga Lindita, më 24 Qershor 2019 në 13:20

Pershendetje Lindita!
Dhimbjet pas operacionit mund te jene me origjine nga me te ndryshmet.
Sigurisht qe mund te kete vatra te endometriozes , por kjo s mund te parathuhet. Ju duhet te beni kontrollin periodik cdo 6 muaj per semundjen qe keni .

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 28 Qershor 2019 në 07:41

Mirmrema kam 8 vjet qe vuaj nga endometrioza kam pas 4 operacione.por nuk kam pasur rezulat mesh ber prap endometrioza mjeket mekan sugjeruar.te heq mitren rugdalje ska tjeter dhe ekam pranuar me keshilloni ju lutem a esht zgjidhje duhur

Dërguar nga Florida, më 05 Tetor 2019 në 18:40

Pershendetje Florida!
Kur ti vendos te besh nje intevent , jane shume faktor qe ndikojne ne marrjen e ketij vendimi . Dhe une nuk ju njoh , nuk do historikun tuaj , as moshen tuaj , asgje praktikisht.
Prandaj nuk kam si t ju ndihmoj!

Përgjigje nga Dr. Kozeta Mustafaraj, më 07 Tetor 2019 në 08:35
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten