Përse një klinikë IVF duhet të ketë një embriolog full time?
Ka disa qendra në Tiranë që ofrojnë Ferilizim In Vitro, megjithatë jo të gjitha kanë një embriolog full time, pra të pranishëm cdo ditë të muajit. Kjo shpjegohet me faktin se Shqipëria nuk përgatit embriologë dhe për rjedhojë duhet që ai që aspiron për embriolog të studiojë jashtë shtetit. Për këtë arsye edhe shumica embrilogëve që punojnë në Tiranë janë të huaj. Duke qenë të huaj shumica e tyre vjen në Tiranë vetëm për 3-4 ditë në muaj.
Po ku qëndron rëndësia e embriologut?
Pika më nevralgjike e një klinike Fertilizimi In Vitro është laboratori – dhe ai që drejton laboratorin është embriologu. Ai është heroi i heshtur i Fertilizimit In Vitro – personi që fertilizon vezët dhe që “rrit” embrionet tuaja në laborator dhe që ja jep gjinekologut tuaj ti transferojë në mitër. Por, duke qenë se e gjithë puna e tij ndodh brenda katër mureve, shumica e pacienteve nuk janë në dijeni të rolit që mund të ketë ai në mbarëvajtjen e procesit të Fertilizimit In Vitro.
Embriologë në tranzit
Shumica e klinikave që kryejnë Fertilizim In Vitro varen nga embriologë part time: dmth embriologë që janë të pranishëm në Tiranë vetëm për 3-4 ditë në muaj. Këta janë embriologë që janë gjatë gjithë kohës në lëvizje nga njëra klinikë në tjetrën (Shqipëri / Greqi / Itali etj) duke punuar 3-4 ditë në secilën prej këtyre klinikave. Në këto 3-4 ditë që ata mbulojnë në secilën prej klinikave ata kryejnë fertilizimet për të gjitha pacientet që ka mbledhur klinika në fjalë për një periudhë të caktuar.
Të kuptohemi qartë: këta janë embriologë shumë të mirë profesionalisht pasi bëjnë fertilizimet e qindra vezëve brenda një harku të vogël kohor. Megjithatë, ajo që ka më shumë nevojë një klinikë Fertilizimi In Vitro është një embriolog i tillë i zoti por i pranishëm në klinikë (apo në spital) cdo ditë dhe jo vetëm 3-4 ditë të muajit!
Më poshtë janë të renditura arsyet pse:
- Një embriolog full time do të kujdeset për laboratorin cdo ditë dhe do të jetë bashkëbisedues me mjekun gjinekolog në cdo moment që ta kërkojë cifti.
- Një embriolog i cili është full time ka më shumë kohë në dispozicion për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme: që nga ferilizimet e thjeshta deri edhe tek transferta e blastokistit dhe PGD.
- Klinikat që punojnë me embriologë part time do të kenë një kohë të limituar për ti përmbushur të gjitha procedurat për shkak se kanë detyrime në klinikat e tjera. Imagjinoni cfarë kaosi do të ishte sikur të grupohen 15-20 paciente për mbledhjen (aspirimin) e vezëve (OPU – Oocyte Pick Up) në vetëm 2-3 ditë. Kjo do të ishte shumë e lodhshme dhe stresuese për pacientët por edhe për mjekët. Sikur nga 10 vezë të japë secila nga pacientet, nqs do të kryhen 10 procedura aspirime të vezëve brenda një ditë, embriologu part time do ti duhej të merrej me fertilizimin e 100 vezëve. Më besoni: do të fillonte në drekë dhe do të mbaronte në mesnatë … ndërkohë që vezët do të rrinin dhe prisnin në laborator deri sa tu vinte radha … Do të donte njeri që vezët e tij të fertilizoheshin pas 12 orëve pritje në laborator? Kuptohet që edhe lodhja bën të vetën … Ndryshe fertilizohen vezët e para dhe ndryshe ato që janë nga fundi … Syri lodhet duke ndenjur 10-12 orë në mikroskop … Edhe mundësia për gabim rjedhimisht rritet …
- Por ajo që është më e rëndësishme është se puna me embriologë part time detyron klinikën (spitalin) të grupojë pacientët dhe të manipulojë ciklet e tyre me kontraceptivë në mënyrë që procedura të kryhet kur të vijë embriologu. Kjo ndonjëherë mund të ketë efekte negative mbi cilësinë e vezëve (sidomos në ato me rezervë ovariane të reduktuar ose tek ato me ovare polikistike).
- Më e mira do të ishte fillimi i stimulimit duke respektuar ciklin menstrual natyral të femrës, pra pa qenë nevoja të manipulosh me kontraceptivë oralë. Kjo është e mundur vetëm duke patur embriolog të pranishëm cdo ditë (full time).
- Bashkëbisedimi me pacientin është deficitar në rastet me embriologë part time. Për shkak të kohës së kufizuar të embriologut pacienti nuk serviret me informacionin e duhur mbi numrin dhe cilësine e vezëve apo të embrioneve.
Ja përse përpara se ti nënshtroheni një Fertilizimi In Vitro duhet të pyesni patjetër mbi prezencën e embriologut dhe të mos pranoni të rregulloni ciklin sipas programit të biletës së embriologut…