Aborti spontan (Pjesa e parë)
Aborti është humbja spontane (jo e provokuar) e shtatëzanise para javës se 20 të saj Rreth 10-20% e shtatëzanive të identifikuara përfundojnë ne abort spontan, por numri i humbjeve spontane është me i madh, pasi pjesa më e madhe e shtatëzanive përfundojnë përpara se vetë gruaja ta dije qe është shtatezane.
Shumica e dështimeve ndodhin pasi fetusi nuk eshte i zhvilluar normalisht, dhe shpesh herë është e veshirë të përcaktohet apo te gjendet shkaktari i vërtetë.
SIMPTOMAT
Shumica e aborteve spontane ndodhin para javës se 12 dhe paraqesin shenjat e mëposhtme:
- Sekrecione vaginale në ngjyre të errët deri në ngjyre të kuqe (hemoragji)
- Dhimbje dhe krampe te fundit të barkut apo te fundshpinës
- Rrjedhje likidi apo pjesëzash indore nepërmjet vaginës (te cilat duhen derguar ne spital per t'ju bërë ekzaminime shtesë).
Por, shpesh pjesa më e madhe e grave qe kane hemoragji vaginale gjate tremujorit të parë arrijne ta perfundojnë shtatëzanine.
SHKAQET
Anomali kromozomike, gjenetike. Shumica e deshtimeve ndodhin pasi qe fetusi nuk eshte zhvilluar normalisht, si rezultat i gabimeve kromozomike rastesore dhe jo si pasoje e problemeve te trasheguara nga prinderit. Te tilla raste mund te jene:
- Vezeza qorre “Blighted ovum” kur embrioni nuk arrin te formohet.
- Ndalim i zhvillimit te embrionit brenda mitres: ne kete rast embrioni eshte i pranishem por ndalohet zhvillimi i tij, ose pushojne rrahjet e zemres.
- Shtatezania molare. Tumor jo kanceroz qe zhvillohet ne miter. Ndodh atehere kur nje set kromozomesh extra me origjine atesore fertilizojne nje qelize veze ne kohen e konceptimit.
Gjendje shendetesore amtare:
- Diabet amtar i pakontrolluar
- Infeksione amtare
- Probleme homonale
- Semundje te mitres apo qafes se mitres
- Semundje te gjendres tiroide
Cfare nuk e shkakton deshtimin?
- Aktiviteti i perditshem
- Ushtrimet
- Marredheniet seksuale
- Puna, me kusht qe te mos kete ekspozim ndaj lendeve kimike apo radioaktive
FAKTORET E RREZIKUT
- Mosha: grate mbi 35 vjec kane rretth 20% risk, dhe ne moshen 40 vjec rritet deri ne 40%, ne 45 vjec arrin 80%. Mosha atesore gjithashtu luan rol te rendesishem ne shancet e mbarvajtjes se shtatezanise.
- Deshtimet e meparshme: grate te cilat kane patur 2 apo me shume deshtime te njepasnjeshme kane riks me te larte per te bere deshtim spontan ne shtatezanite e mepasshme.
- Semundjet kronike: sikur diabeti i pakontrolluar, semundje kronike te veshkave apo melcise.
- Probleme te mitres dhe qafes se mitres: sikur jane anomali te lindura te mitres, fibromioma, sineki, qafa e mitres e keqformuar apo e demtuar nga abortet e meparshme.
- Duhani, alkooli, drogat: perdorimi ne sasi te madhe dhe te vazhdueshme, ul cilesine e qelizave mbartese te materialit gjenetik si dhe demton ambientin ku do behet konceptimi dhe me pas zhvillimi i embrionit.
- Pesha: grate shume te dobeta (nen peshe) si dhe shume te shendosha (mbipeshe) jane te prirura per te bere aborte spontan.
- Testet prenatale invasive: sikur marrja e vileve koriale apo amniocenteza.