Barra ekstrauterine (Gravidanca ektopike) (Pjesa e parë)
Perkufizimi
Barra ekstrauterine eshte rezultat i nje deficiti ne fiziologjine e sistemit riprodhues qe lejon qe koncepti te implantohet dhe te maturohet jashte kavitetit endometrial, e cila perfundon ne vdekjen fetale dhe behet nje situate e rrezikshme dhe per jeten e gruas kur diagnoza dhe trajtimi behen vone. Ektopos, vjen nga greqishtja dhe do te thote jashte vendit. Barra ekstrauterine eshte implantim i vezes se fertilizuar jashte kavitetit uterin, ne tuba ne 97.7%, cerviks, ovare, corne, abdomen. Te tubat, ampula 80%, istmus 12%, fimbriet 5%, cornet 2%, intersticia 2-3%.
Epidemiologjia
Ne USA , ne vitin 1970 barra ekstrauterine takohej 4.5 raste ne cdo 1000 shtatzani. Sot frekuenca eshte rritur edhe 6 here me shume. Takohet 1 rast ne 40 shtatzani ose 25 raste ne cdo 1000 shtatzani. Barra ekstrauterine perben 1-2 % te gjithe shtatezanive. Vdekshmeria amtare eshte me e larte ne racen e zeze me 8% dhe ne racen e bardhe me 4%.
- Faktoret e riskut
- Mosha maternale mbi 35 vjec.
- Histori per kirurgji pelvike, abdominale, aborte multiple.
- Histori per SIP, endometrioze.
- Konceptim qe ndodh panvaresisht ligimit tubar dhe DIU.
- Konceptim i nxitur nga medikamentet fertilizuese ose procedurat.
- Duhanpirja.
- Anomalite anatomike te uterusit (forma T, uterus bicornual, tumore uterine, fibromiona).
- Anomali strukturale ne tubat e Fallopit.
- Histori e meparshme per GEU.
- Histori e meparshme per SST si gonorrea ose klamidia, me shume se 2 partner.
- Ekspozimi ndaj DES.
Shkaqet
- Jo gjithmone ka nje shkak te qarte per barren ekstrauterine.
- Inflamacioni dhe demtime te tubave te Fallopit nga gjendje mjekesore te meparshme si infeksioni ose kirurgjia.
- Faktoret hormonal.
- Anomalite gjenetike.
- Defektet ne lindje.
- Gjendje mjekesore qe demtojne tubat e Fallopit, organet riprodhuese.
Shenjat dhe simptomat
- Triada klasike klinike:
- Dhimbje abdominale
- Amenorre
- Hemoragji vaginale
Ne 50% te rasteve pacientet paraqiten me te tri simptomat.
- Simptomat te tjera jane:
- nauze / te vjella
- levizje fetale te dhimbshme
- lodhje dhe dobesi trupore
- temperature
- sinkop
- arrest kardiak
- Shenja te nje emergjence kirurgjikale jane:
- rigiditet abdominal
- mbrojtje e pavullnetshme
- ndjeshmeri e shtuar
- shenja te nje shoku hipovolemik (TA ortostatik, takikardi)
- Ekzaminimi pelvik
- Uterusi mund te jete lehtesisht pak me i madh dhe me i bute se norma.
- Ndjeshmeri gjate levizjes uterine dhe cervikale (sygjeron inflamacion peritoneal)
- Masa adneksiale mund te palpohet
- Permbajtja uterine mund te jete ne vagine