LINDJA PARA KOHE (PARTUS PREMATUR) (Pjesa e parë)
Perkufizimi
Lindja para kohe (LPK) perkufizohet si prezenca e kontraksioneve uterine me intensitet dhe frekuence me efekt progresiv ne dilatacionin dhe shkurtimin e cerviksit para 37 javeve te shtatezanise.
Lindja para kohe perkufizohet si prania e 6-8 kontraksione uterine ne ore ose 4 kontraksione uterine ne cdo 20 minuta. perpara javes se 37 te shtatezanise.
Lindje para kohe mund te jete nje kolum i dilatuar me shume se 2cm ose i shkurtuar mbi 80% te gjatesise se tij , perpara javes se 37 te shtatezanise.
- Te pergjithshme
- Incidenca eshte 9% e te gjithe lindjeve te gjalla.
- Eshte nje nga shkaktaret kryesor te vdekshmerise neonatale.
- Kemi rreth 14.9 milion raste ne vit me lindje te parakohshme. Nga keto 5% ne Europe, 18% ne Afrike, 60% ne Azi dhe ne Afriken subsahariane dhe pjesa tjeter ne Amerike.
- Ne baze te shkaqeve kemi 45-50% idiopatike, 30% me membrana te plasura dhe 15-20% per indikacione amtare.
Klasifikimi
Lindja para kohe ndahet ne tri kategori kryesore:
- me membrana intakte (te paplasura)
- me membrana te plasura
- e indikuar (indikacion fetal ose amtar)
Fizpatologjia
Mekanizmi i sakte i lindjes para kohe eshte i panjohur. Disa nga faktoret qe ndikojne jane:
- Hemoragjia deciduale.
- Mbidistendimi uterin nga shtatezani multiple ose polihidramnion.
- Inkompetenca cervikale (trauma, biopsi me konizim).
- Distorsioni uterin (anomali te duktusit myllerian, fibromioma uterine).
- Inflamacioni cervikal nga vaginoza bakteriale ose trikomonas vaginalis.
- Inflamacioni maternal (temperatura maternale nga infeksionet urinare, respiratore).
- Ndryshimet hormonale (stresi fetal ose maternal).
- Insuficienca utero-placentare (hipertensioni arterial, diabeti insulinovartes, abuzimi me droge, duhanpirja, alkooli).
Faktoret e riskut
- Mbipesha ose nenpesha perpara shtatezanise
- Duhanpirja
- Mungesa e nje kujdesi prenatal
- Perdorimi i droges dhe alkoolit ne shtatezani
- Patologji te ndryshme amtare (hipertensioni arterial, preeklampsi, diabet mellitus, crregullimet e koagulimit te gjakut, infeksionet amtare)
- Defektet fetale
- FIVET (fekondimi in vitro)
- Shtatezani multiple
- Shtatezani te aferta me njera-tjetren
- Histori familjare per lindje para kohe
- Histori e meparshme personale per lindje para kohe
Indikatoret
Indikatoret e riskut per lindje te parakohshme ndahen ne 5 kategori kryesore:
- Karakteristikat individuale (raca / etniciteti)
- Karakteristikat fetale (seksi i fetusit, numri fetal, korioniciteti)
- Historia obstetrikale (histori te meparshme per lindje te parakohshme)
- Faktoret e modifikueshem te riskut (statusi social, stili i jetes, infeksionet)
- Shenja te lindjes se hershme (markues ekografik dhe laboratorik)
Indikatoret e mesiperm ndahen ne dy grupe:
A-Te pamodifikueshem (etniciteti, historia obstetrikale, fetusi, te dhena mjekesore)
B-Te modifikueshem (duhani, stimulimi ovarial, numri i embrioneve te transferuar, infeksionet, stili i jetes).
- Simptomat
- Dhimbje mesi, ne fundshpine me shpesh, konstante ose here pas here qe nuk qetesohet me ndryshimin e pozicionit.
- Kontraksione uterine cdo 10 minuta ose me shpesh.
- Krampte ne abdomenin e poshtem te ngjashme me dhimbjet mestruale.
- Rrjedhje te likidit amnial nga vagina.
- Simptoma te gripit si nauza, te vjella, diarre.
- Rritje e presionit ne pelvis ose poshte ne vagine.
- Rritje e sekrecioneve vaginale, gjakrrjedhje vaginale.