Dërguar nga:

Zgjedhja e gjinise

Po! Zgjedhja e gjinisë së fëmijës është e mundur. Duke qenë se ka një mori burimesh on line lidhur me këtë temë duhet të kemi parasysh se shumica e tyre nuk bazohen mbi prova shkencore dhe për rjedhojë janë thjesht humbje kohe.

Ekzistojnë evetëm 2 mënyra të provuara shkencërisht për zgjedhjen e gjinisë (seksit) të fëmijës tuaj. Njëra prej tyre është seleksioni i spermatozoideve (sperm sorting) dhe Fertilizimi in Vitro me PGD (pre-implantation genetic diagnosis).

Seleksioni i spermatozoideve (sperm sorting)

Kjo teknikë është përdorur në shumë forma në 30 vitet e fundit. Principi i kësaj teknike është ndarja e spermatozoideve X dhe Y përmes centrifugimit. Fillimisht spermatozoidet ndahen nga fluidi seminal, më pas identifikohen spermatozoidet më të shëndetshme dhe më motile. Në fund të teknikës, spermatozoidet X (më të rënda) ndahen nga spermatozoidet Y (më të lehta).

Në një mashkull të shëndetshëm, gjysma e spermatozoideve janë mbartës të kromozomit X dhe do të mund të japing vetëm embrione femra nqs do të fertilizojnë ovocitet (vezët) e partneres, ndërkohë që gjysma tjetër duke qenë se është mbartëse e kromozomit Y do të mund të japë vetëm embrione meshkuj nqs fertilizojnë ovocitet e partneres. Në këtë mënyrë, në fund të procedurës do të kemi një mostër spermatozoidesh e cila do të ketë shanse të larta për shtatzani dhe sipas gjinisë së dëshiruar.

Kjo teknikë përdoret në shumë vende që si process standart në procedurat artificiale të riprodhimit (inseminim artificial – IUI dhe fertilizim in vitro – IVF. Shanset e suksesit për të patur një djalë variojnë nga 78-85% ndërkohë që për një vajzë variojnë nga 73-75 %.

Fertilizimi in vitro (IVF) me diagnozë gjenetike preimplantacionale (PGD)

PGD (Preimplantation Gentic Diagnosis) është e vetmja metodë e cila virtualisht garanton zgjedhjen e gjinisë sipas dëshirës për shkak se embrionet analizohen përpara transferimit të tyre në uterus (mitër). Këto embrione formohen gjatë procesit të fertilizimit in vitro (IVF). Pra nuk mund të ketë PGD pa IVF.

Ovocitet (vezët) pasi merren nga trupi i nënës bashkohen me spermatozoidet e babait në një process të quajtur fertilizim i cili kryhet në kushte laboratorike. Këto embrione u nështrohen biopsisë së blastomerëve në ditën e 3të të jetës. Gjatë biopsisë analizohet njëra nga qelizat (blastomer) e embrionit të ditës së 3të për sa i përket statusit të saj kromozomial (XX – femër apo XY – mashkull).

PGD është teknika më e saktë në zgjdhjen e gjinisë së fëmijës po edhe më e shtrenjta. PGD rezervohet për ciftet që një histori familjare të sëmundjeve gjenetike apo për nënat në moshë të madhe të cilat janë më të rrezikuara të kenë embrione me anomali kromozomiale.

Megjithatë PGD nuk mund të shmangë të gjitha anomalitë gjenetike! Ajo është e vlefshme vetëm për disa sëmundje të caktuara. Në shumicën e vendeve, dëshira për të zgjedhur gjininë e fëmijës nuk mjafton për tu pranuar në një process IVF me PGD. Shanset e suksesit për një procedurë të tillë janë 97–99% si për vajzë ashtu edhe për vajzë.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 873 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten